RMV, deklarata e Hristijan Mickoskit pas votimit në zgjedhjet lokale

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas votimit Shkup deklaroi se duke votuar sot qytetarët e morën fatin në duart e tyre, njofton Portalb.mk.

“Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj apatie, mungesës shpresës që mbretëron në vend, krimit të madh, korrupsionit dhe gjithçka që është bërë vërtet një problem serioz gjatë periudhës së kaluar. Pavarësisht për kë e kanë dhënë votën e tyre, ata e kanë gjithë respektin tim dhe i falënderoj që realizuan dhe ushtruan të drejtat e tyre qytetare sot dhe dolën në votime.

Bëj thirrje që, gjithçka që ka ndodhur ditët e fundit, të gjitha parregullsitë, presionet, kërcënimet, shantazhet, ryshfetet mund të tejkalohen me dalje sa më masive. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve, pavarësisht se për kë votojnë, ata e dinë më së miri dhe gjithmonë e kanë mirë se për kë votojnë. Kjo është arsyeja për të cilën bëj thirrje për dalje sa më të madhe dhe masive, vetëm atëherë mund të mposhtet gjithçka që ishte gabim  në periudhën e kaluar.” tha ai.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button