Prokuroria e RMV ka formuar lëndë për parregullësi eventuale zgjedhore dhe janë dhënë udhëzime për veprime të mëtejshme

Prokuroria Themelore Publike në komunikatën e fundit të dërguar në lidhje me procesin zgjedhor, njoftoi se, në lidhje me njoftimin nga ana e një shtabi operativ, të dorëzuar nga ana e Ambasadës së SHBA-së, në të cilin njoftojnë se një person nga një parti politike më 16.10.2021 është drejtuar tek ata dhe ka ndarë informata, Prokuroria Themelore Publike ka dhënë udhëzime për veprim të mëtutjeshëm, pas të cilave MPB SPB Shkup kryen kontrolle operative, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria informuan se, PTHP Koçan ka marrë njoftim prej DPB Koçan për më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me kryerjen në agjitacion para vendvotimeve, transport të votuesve, si dhe dyshime për kryerje të mitos dhe cenim të të drejtave të përcaktimit të votuesve. Pas njoftimeve të dhëna në prokurori janë formuar lëndë dhe janë dhënë udhëzime që të vërtetohet identiteti i personave, të dorëzohen të dhëna për veturat dhe të kryhen kontrolle operative.

“Në prokurori ka arritur paraqitje nga një parti politike, në lidhje me dyshim për ushtrim të presionit dhe agjitim nga ana e një personit në vendvotime në Gostivar. PTHP Gostivar ka formuar lëndë në bazë dhe ka dhënë menjëherë udhëzime për verifikim të pretendimeve të denoncimit. Me udhëzim të Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, në lidhje me paraqitjen për pretendimet për blerje të votave në fshatrat e Kumanovës Çerkezë, Romanovcë dhe Vojniviq, ngjarje për të cilën prokuroria formoi lëndë, është realizuar bisedë me më shumë persona dhe nuk ka informata me të cilat do të vërtetoheshin pretendimet e paraqitjet”, thuhet në kumtesë.

Më tej kanë theksuar se, Prokuroria është informuar për një ngjarje të paraqitur nga kryetari i Këshillit Zgjedhor, në lidhje me shkatërrimin e materialit zgjedhor përkatësisht fletëvotime të shqyera. Ndryshe, rreth orës 12:45 një person gjatë realizimit të të drejtës së votës, prej katër fletave ka vendosur vetëm një në kuti, ndërsa të tjerat i ka shqyer dhe i ka vendosur në banakun për votim. Personi është provuar nga liria dhe është shoqëruar në stacionin policor. Pas konsultimeve të realizuara me prokuror publik dhe ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “Shkatërrim të materialit zgjedhor”, janë dhënë udhëzime për veprime të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button