RMV, MPB: Ka pasur paraqitje për rrahje, agjitim dhe mito

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se në raportin e realizuar deri më tani, janë paraqitur parregullësi të ndryshme si, rrahje në oborrin e një shkolle ku zhvillohet proces i votimi, agjitim, mito dhe shpalosje e simboleve partiake në vendvotime dhe në hapësira publike, transmeton Portalb.mk.

“Sot në orën 13:15 në SPB Tetovë është paraqitur se është prishur rendi dhe qetësia publike me konfrontim fizik mes dy personave në oborrin e shkollës “Liria” në fshatin e Gostvarit Raçane, ndërsa në atë objekt ka qenë i vendosur vendvotimi 528. Dy personat janë identifikuar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Pas paraqitjes së marrë se, persona të panjohur me dy automjete të udhëtimit kryejnë mito zgjedhore në Fushë Topanë dhe Shuto Orizare, nëpunësit policorë nga departamenti policor Shuto Orizare në rrugën “H.J.Shishkov”, ka kryer kontroll të automjetit “Ford”, të drejtuar nga I.H. (45). Po punohet në zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB.

Policia informoi se në orën 11:55 në SPB Shkup, D.Z. ka paraqitur se në shkollën fillore në Dobridoll, Komuna Sopishtë, O.C. dhe S.N. pas shkollës kanë agjituar dhe kanë ushtruar presion ndaj votuesve. Sipas paraqitjes, paraprakisht O.C. është larguar nga vendi nga nëpunësi policor i cili ka siguruar vend votimin.

“Në SPB Shkup, L.J. ka paraqitur se në vendvotimin shkolla fillore “Goce Dellçeve”, L.A. qëndron në vendvotimin dhe ushtron preson ndaj votuesve. Nëpunësit policor kanë dalë në vend dhe L.A. është thirrur në stacion policor për zbardhjen e rastit. Në DPB Koçan, anëtar i këshillit zgjedhor nga vendvotimi numër 0883 në fshatin Teranci, komuna Çeshinovo – Oblesheve, ka paraqitur se në vendvotim ka ardhur G.K. dhe me dokumente të rrejshme është prezantuar se është përfaqësues i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej theksohet se, në DPB Kavadar ka pasur paraqitje se një kryetar i këshillit zgjedhor ka fotografuar me telefon hapësirën ku kryhet votimi.

“Rreth orës 11 në SPB Kumanovë, M.P. ka paraqitur se në afërsi të vendvotimit në rrugën “Pançe Peshev” në sheshin e qytetit në Kumanovë dhe në rrugën “Tode Mendol” ka pasur shtab të hapur të një partie politike me pllakate të ngjitura për kryetar komune, ka qenë i vendosur një bilboard dhe pllakate të ngjitura nga parti politike. Po punohet në zbardhjen e rastit. Në SPB Shkup një kryetar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2801, ka paraqitur se në vendvotim D.S. ka pasur me vete më tepër fletushka prej partive të ndryshme politike. D.S është shoqëruar nga policia dhe kundër tij do të ngritët kërkesë e përshtatshme. Në 10:50 në departamentin policor Zajaz – SPB Ohër, një kryetar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 0823 në fshatin Bukojçani ka paraqitur se një person që ka votuar ka fotografuar votën”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se deri tani nuk kanë regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme.

Deri në orën 12:00, sipas tyre, ka 39 përqind gjithsej ulje të numrit të ngjarjeve në krahasim me zgjedhjet në korrik të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button