Turmat nëpër vendvotime vazhdojnë, deri në orën 15 kanë votuar mbi 30% e popullatës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 15:00 kanë votuar 32.05% e numri të përgjithshëm të votuesve, gjegjësisht 364.896 votues. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se rëndë po tejkalohen problemet me turmat nëpër vendvotime, njofton Portalb.mk.

“Lista e votuesve është disa faqe prej zgjedhjeve paraprake, për atë kemi numër rekord të listave. Dhe për atë, kontrolli zgjatë më shumë. Nga ana tjetër, më shumë se një e katërta e gjurmëve të gishtërinjve që i marrim nga MPB janë me kualitet të dobët dhe konfirmimi identitetit shkon ngadalë, ose nuk mund të konfirmohet dhe vendosen me një anë. Arsye shtesë janë masat-kovid, pasi që institucionet përkatëse kanë dhënë udhëzime që të lejohen aq njerëz sa ka paravane”, tha Dashtevski.

Ai disa herë përmendi se të gjithë personat që do të ndodhen para vendvotimeve, gjegjësisht korridoreve apo oborrit të shkollave, do t’u mundësohet votimi, pavarësisht nëse ka kaluar ora 19:00, kur edhe mbyllen kutitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button