RMV, komisionet zgjedhore në Tetovë kanë paraqitur defekte pa kontrolluar se nëse janë të kyçur pajisjet për shenja të gishtërinjve

Votimi në Tetovë filloi në kohë, por me probleme më të vogla. Komisionet zgjedhore më shumë probleme kanë pasur në aparaturën e re dhe lidhjen e tyre. Disa kanë paraqitur defekt të pajisjes pa kontrolluar se nëse lexuesi ose printeri ka qenë qenë të lidhur. Personat për IT mbështetje shpejtë i kanë zgjidhur këto probleme, thonë nga Komisioni zgjedhor komunal, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Të gjithë 117 vendvotimet në Komunën e Tetovës janë hapur në kohë. Nga ora 7 deri në 7:20 kishim disa probleme teknike, për shkak se kryetarët e vendvotimeve nuk kanë mundur t’i lidhin pajisjet për identifikim biometrik të votuesve me printerët, por kjo shpejtë është tejkaluar në komunikim me Komisionin zgjedhor komunal dhe personat e angazhuar për IT mbështetje. Kishim edhe raste kur disa nga votuesit nuk kanë mundur të gjinden  as përmes lexuesit të gjurmëve të gishtërinjve, e as përmes futjes së numrit amë. Rastet e këtilla janë paraparë me Kodin Zgjedhor dhe me duhëzimin nga KSHZ-ja, dhe tejkalohet në procedurën e vjetër të votimit, ndërsa votuesi lë shenjë nga gishti në certifikatën e shtypur nga Lista zgjedhore së bashku me nënshkrimin e tij. Rastet e tilla regjistrohen në ditarin për evidencë për incidente, me ç’rast votuesi mund të votojë pa probleme”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit zgjedhor komunal.

Edhe krahas deklaratave të këtilla të Komisionit zgjedhor komunal, sipas informatave të anëtarëve të këshillave të disa vendvotimeve, ka raste kur pajisja pas një kohë të caktuar pasi që punon tërësisht ndalet, madje është dashur të kalojnë në votim me lënie të gjurmëve të gishtërinjve në Listën zgjedhore. Në Tetovë, sipas Listës zgjedhore, ka të regjistruar 85.484 votues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button