OJQ Civil: Dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik

Problemet me pajisjet për identifikim biometrik dominojnë në raportet e vëzhguesve në terren për periudhën prej orës 09 deri në 11, kumtoi Xhabir Deralla nga OJQ Civil në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu se qytetarët në mënyrë të qetë e shfrytëzojnë të drejtën e votës, edhe pse një pjesë e votuesve heqin dorë për të votuar për shkak problemeve për leximin e të dhënave të tyre.

“Pjesa më e madhe këshillave zgjedhor, sipas raporteve të vëzhguesve të Civilit, u dalin në ndihmë votuesve dhe u lejojnë që të votojnë me vendosjen e shenjave të gishtërinjve ose në mënyrë tjetër”, tha Deralla.

Në lidhje me problemet me pajisjet për identifikim biometrik, tha se është vërejtur në disa vende të shtetit si në Vinicë, Shkup, Kumanovë, Dellçevë, Manastir, Kavadar, Tetovë dhe Kërçovë.

“Në vendvotimin 2525 kryetarja e Këshillit Zgjedhor ashpër ka reaguar për hyrjen e dy vëzhguesve, të cilët sipas të gjitha gjasave kanë hyrë njëri pas tjetrit pasi që kuptohet se nuk mundet që të hyjnë të dy menjëherë. Përndryshe, vëzhguesi i njëjtë paraprakisht nuk ka mundur që të hyjë në vendvotimin 2627 në Karposh 2. Shpresojnë se këto problemet e vogla do të mbeten në pjesën e dytë të ditës zgjedhore”, tha Deralla.

Këshilli Komunal Zgjedhor në vendin 1.581 në Radovish ka ardhur në njohuri se aparati nuk i lexon të dhënat e votuesve, i cili është dezinfektuar para votimit.

Civil raportoi edhe për parregullsi tjera zgjedhore, në disa vendvotime.

Prishje të fshehjes së votimit, sipas CIVIL ka pasur në vendvotimin 2692 në Aerodrom.

“Votuesi prapa paravanit ka bërtitur se nuk mund ta gjejë kandidatin e partisë për të cilin ka pasur qëllim të votojë, ndërkaq më pas ka kërkuar nga kryetari i këshillit zgjedhor t’ia tregojë në fletë. Pastaj në fund i kanë lejuar që bashkëshortja e tij të hyjë prapa paravanit dhe të votojë në vend të tij për t’i ndihmuar”, tha Deralla.

Në Kislla Vodë, janë hapur listat përpara se të vendosen në kuti.

“Asnjë prej këshillit zgjedhor nuk e paralajmëroi votuesin, vetëm kanë theksuar se ajo është këshilltare”, shtoi Deralla.

Deralla, duke u thirrur në raportet që i vijnë nga vëzhguesit e Civilit nga terreni tha se në Llozovë, në vendvotimin 1711, një vëzhgues i një partie i ka shkruar me emër dhe mbiemër ata që kanë ardhur për të votuar.

“Këshilli zgjedhor ka reaguar ndaj asaj, por edhe përskaj paralajmërimit, vëzhguesi i partisë politike vazhdon me praktikën e tij”, ha Deralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button