Dashtevski: Në 6 vendvotime do të votohet në mënyrë tradicionale, udhëzim për mënjanim të turmave

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, tha se në 11 vendvotime ka pasur ndalim të votimit më shumë se 1 orë, që do të thotë se atje do të vazhdojë votimi për aq sa ka pasur ndalesë. Në 6 vendvotime do të votohet sipas mënyrës tradicionale, me sprej dhe llambë UV, për shkak pamundësisë për t’i ndërruar aparatet për identifikim të shenjave të gishtërinjve. Ai tha se po krijohen turma në shumë vendvotime, a arsye për atë, sipas tij është pandemia, njofton Portalb.mk.

“Po krijohen shumë turma, pasi që nëpër klasa lëshohet për të votuar vetëm nga një person. Tanimë ne kemi deri te Njësitë Komisionet Zgjedhore kemi dërguar udhëzim dhe instruksione që të lëshohen për votim, më shumë persona, gjegjësisht sa kuti ka në klasë, aq persona të lëshohen, kuptohet me distancë prej 2 metrave, pasi me këtë paraqitet problem serioz, që mund të ndikojë te dalja e votuesve. Sipas ligjit, çdo person që ndodhet para vendvotimit duhet t’i lejohet që të votojë”, tha Dashtevski.

LEXO: KSHZ me rekomandime: Skanerët për gjurmë të gishtave të pastrohen, ndërsa qytetarët të shtypin më fortë

Përndryshe, sot në mbarë shtetin identifikimi i votuesve bëhet nëpërmjet aparatit për gjurmë të gishtërinjve, për dallim prej formës tradicionale me sprej dhe llambë UV. Megjithatë, ka pasur raportime të shumta nga qytetarët të cilët janë ankuar se nuk po mund të identifikohen,

Përveç masave anti-kovid, kjo ndikon plotësisht në krijimin e turmave para vendvotimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button