RMV, MPB: Agjitim në vendvotim, qytetari voton edhe pse koronavirus, vendosje të plakatit, disa nga parregullsitë e gjistruara

Deri tani Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, e cila, përgjithësisht, po zhvillohet qetë, pa probleme, informoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.

Pas hapjes së vendvotimeve deri në orën 11:00 kanë regjistruar dy ngjarje në rajonin e SPB Shkup, dhe nga një në rajonin e SPB Shtip, SPB Kumanovë dhe SPB Veles.

“Në SPB Shkup është paraqitur se në vendvotimin 2600 një qytetar i ka hedhur fletvotimet sepse nuk i është ofruar ndihmë nga person tjetër gjatë votimit. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit. Në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 9:35 në afërsi të hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rr.”Borka Taleski” në Shkup është vërejtur se në nëntë automjete të pjesës së jashtme të xhamave kanë pasur të ngjitur numrin e një kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, theksoi ai.

“Në orën 7:28 në SPB Shtip është paraqitur se ka pasur ndërprerje të votimit në vendvotimin 852 në kinemanë Kultura në Koçan për shkak të plakatit të vendosur në afërsi të vendvotimit. Në orën 10:10 në Stacionin policor Kratovë – SPB Kumanovë, kryetari i Komisionit zgjedhor komunal nga Kratova ka paraqitur se nga kryetari i vendvotimit 0931 në Kratovë ka qenë i informuar se ka pasur agjitim në vendvotimin. Po punohet në zbardhjen e rastit.

“Në orën 9:15 në Stacionin policor Kavadar – SPB Veles është paraqitur se ka vendvotimin 0720 në Rosoman, A.A.(61) nga Rosomani e ka realizuar të drejtën e votës, edhe pse e ka ditur se është pozitiv me koronavirus. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

Angellovski apeloi qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhje t’u përmbahen inidenteve, ndërsa në qoftë se vjen deri në çfarëdo lloj prishje të procesit zgjedhor, qytetarët menjëherë ta njoftojnë policinë ose në numrin 192 ose të denoncojnë në stacionin më të afërt policor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button