Tensione ne Suharekë, u arrestua një person për pengim të procesit të votimit

Një nga incidentet e para të procesit zgjedhor është raportuar në qytetin e Suharekës. Një person u arrestua për pengim të procesit zgjedhor, transmeton kallxo.com.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të Prokurorit të shtetit ku thuhet se personi ka thyer dritën fluroshente.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një  person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente”, thuhet në njoftim.

Më tutje, në njoftim citohet se me urdhër të prokurorit të Shtetit personi është në ndalim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button