RMV, ambasada amerikane ka marrë paraqitje: 83 persona të dënuar disa herë janë armatosur për të penguar procesin zgjedhor

Komisioni i Prokurorisë për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore, informon se po i përcjellë ndodhitë në lidhje me procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, raporton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment, kanë arritur disa raportime për parregullsi eventuale zgjedhore. Prokurori përkatës, është i pranishëm në zyrat e SPB Shkup, ku bashkë me Shtabin në kuadër të Aksionit Operativ Zgjedhje 2021 që funksionon në kuadër të SPB Shkup, do t’i ndjekin ngjarjet në lidhje me parregullsitë zgjedhore”, informojnë nga Prokuroria.

Prokuroria njofton se sot në ora 09:04, Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar paraqitje se një person i një partie politike ka ndarë informatë me ata se 83 persona, të cilët kanë qenë disa herë kanë qenë të dënuar për kryerje të veprave penale dhe tani janë në liri, janë furnizuar me armë me qëllim që ta pengojnë procesin zgjedhor, por edhe një person tjetër që posedon armë gjatë ditës së votimit do të kryejë vepra penale me të cilat do t’i rrezikojë jetët e anëtarëve të një partie politike.

“Pas pranimit të njoftimit, nëpërmjet SPB Shkup po verifikohen të dhënat e paraqitjes dhe po ndërmerren masa operative për verifikim të personave dhe bisedohet me dorëzuesin e paraqitjes, a për shkak të konstatimit të bazave eventuale të dyshimit për kryerje të veprës penale, përndjekja po kryhet sipas detyrës zyrtare”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria më tej thotë se, tani për tani persona të panjohur, me dy automjete motorike po kryejnë “ryshfet elektoral” në Fushë Topanë dhe Shuto Orizare.

“Janë dhënë që SPB Shkup të ndërmarrë masa për kontrollimin e njoftimit në paraqitje, kontroll të personave që u është ofruar ryshfet dhe konfirmim të kryerësit eventual të veprës penale, sipas nenit 162”, thonë nga Prokuroria.

Gjithashtu, ata njoftojnë se sot rreth orës 09:35, në vendvotimet 2842 dhe 2842/1 në “Koço Racin”, rruga “Borka Taleski”, në 9 vetura nga ana e pjesës së jashtme të dritareve kanë qenë të ngjitura numra të një kandidati për kryetar. Po ndërmerren masa për gjetjen e identitetit të kryerësit.

Ata shtojnë se, gjatë ditëve të kaluara Komisioni ka vepruar, pas njohurive për kryerje të veprave eventuale penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve lokale.

Në Prokurorinë e Lartë janë formuar lëndë nga Prokuroria e Shkupit dhe Kumanovës.

Prokuroria e Shkupit ka formuar lëndë në lidhje me gjuajtje me armë gjatë një mitingu të një partie politike. Prokuroria ka dhënë udhëzime për identifikimin e kryerësve.

Pas publikimit nëpër media për bombë eksplozive në një shtëpi familjare të një anëtari të Këshillit të Komunës, më 3 tetor të vitit 2021, është formuar lëndë për kryerjen e veprës penale. Kandidatit për këshilltar i janë dërguar porosi, në mesin e të cilave edhe porosi kërcënuese me bombë.

Të premten, në Draçevë, në vendin e quajtur Axhevë, janë para disa persona të cilët kanë dhënë para për këmbim të votës për zgjedhjet lokale. Nga ana e zyrtarëve policorë, janë arrestuar 4 persona. Është njoftuar prokurori dhe pas udhëzimeve gjyqësore janë kryer edhe kontrolle në shtëpitë e personave. Paratë e shpërndara, kanë qenë prej një marrëveshjes për shitblerje të një veturës.

Prokurori kujdestar në Prokurorinë e Shkupit, të shtunën është njoftuar se në Stacionin Haraçinë ka humbur vula e bordit zgjedhor kur anëtarët kanë shkuar që të zbatojnë votim te një person në shtëpinë e tij. Është njoftuar KSHZ, pas së cilës, është siguruar vulë e re. Ngjarja është dokumentuar dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Prokuroria e Kumanovës ka formuar lëndë dhe vepron pas një ngjarje të ndodhur në fshatrat Romanovcë dhe Çerkez, ku një person është marrë vesh për blerje të votave.

Në Prokurorinë e Manastirit po ndërmerren masa për konstatimin e fakteve rreth lëndëve lidhur me procesin zgjedhor.

Komisioni informon se një kandidat për kryetar komune është kërcënuar në rrjetin social Facebook. Kërcënuesi është gjetur dhe në bazë të vendimit gjyqësor, personit i është shqiptuar masë paraburgimi prej 8 ditëve.

Në Prokurorinë e Strugës kanë arritur 2 paraqitje për veprime në Komunën e Strugës, në lidhje me asfaltimin e rrugës në ditën e heshtjes zgjedhore. Prokuroria thotë se zyrtarët e SPB Strugë kanë dalë në terren dhe kanë kryer kontrolle, por kanë konstatuar se në vendin e theksuar nuk po ndërmerren veprime ndërtimore për asfaltim të rrugëve dhe nuk ka prani të punëtorëve eventualisht të angazhuar.

Në Prokurorinë e Tetovës, Prokuroria po vepron për kontrollin e gjetjeve kundër një drejtori të një organi shtetëror i cili ka agjituar te të punësuarit që të votojnë për një kandidat për kryetar komune. Në Prokurori po kontrollohen edhe njohuritë në lidhje me ryshfet eventual me pllaka bekatoni, në këmbim të dhënies së votës.

Koçan është formuar lëndë dhe po ndërmerren veprime kundër 2 personave për shkelje të së drejtës së votuesve. Sipas gjetjeve, në paraqitje, në periudhën prej 8 deri më 15 shtator, disa herë, dy persona i kanë kërcënuar disa qytetarë nga Koçani se do të përjashtohen nga puna dhe do t’u merren të drejtat tjera nëse dalin në votim dhe votojnë për një parti, te e cila janë simpatizant.

Në tregun e Dellçevës, një kandidat për kryetar komune ka dhënë 3.000 denarë dhe broshurë të një partie. Paratë nga persona që i ka pranuar janë marrë, derisa broshura nuk është gjetur. Prokuroria po ndërmerr masa për Pastrimin e rastit.

Në Prokurorinë e Strumicës, janë dhënë urdhra për verifikimin e një ngjarje në Novo Sello, ku një person ka kryer agjitim dhe ka tentuar që t’i bind disa persona të moshuar dhe të pafuqishëm për kë të votojnë.

Në adresën elektronike të Prokurorisë, është pranuar paraqitje për se një medium e ka shkelur heshtjen zgjedhore. Por ndërmerren masa dhe po verifikohen informatat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button