RMV, deklarata e Bilall Kasamit pas votimit në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas dhënies së votës së tij ftoi qytetarët që të dalin sa më masovikisht, sepse, siç tha, vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur bashkarisht, njofton Portalb.

“Pas 20 ditëve, për herë të parë e vendosa kravatën, besoj është një ditë feste për të gjith[ qytetarët e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut sepse kanë mundësinë e shenjtë, mundësinë demokratike që të vendosin për të ardhmen e qytetit të tyre, për të ardhmen e komunave të tyre, të vendosin për atë se kush do të udhëheq në emër të tyre për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Kasami.

Ai ftoi të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut që në mënyrë demokratike, sa më masovikisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse, siç tha, vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur bashkarisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button