Rrahje mes dy grupeve në Gostivar, policia i ka qetësuar ata me të shtëna në ajër

Pas njoftimit në polici për përleshje mes dy grupeve, policët në vendngjarje kanë lëshuar të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën, njofton Portalb.mk.

Në rrahje mes dy grupeve ndodhi mbrëmë në Gostivar dhe përfundoi pasi oficerët e policisë të cilët ndërhynë për prishjen e rendit publik dhe qetësisë qëlluan me paralajmërim.

Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar. Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sulmuar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën.

Sipas policisë, rasti është duke u sqaruar plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button