OSBE: Po e mbikëqyrim votimin dhe zbatimin e teknologjisë së re, vlerësim për zgjedhjet nesër

Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut – ODIHR po i monitoron zgjedhjet lokale me ftesë të Qeverisë. Kemi ekip prej 165 vëzhguesve, prej të cilëve 126 janë vëzhgues afatshkurtër, të cilët janë sistemuar nëpër vend. Kjo do të na mundësojë mbikëqyrje sistematike të vendvotimeve, që vitin e kaluar nuk kishim mundësi ta realizojmë, deklaroi shefi i Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgim të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Tana de Zulueta pas vizitës në vendvotimin nr.2805 në Komunën Qendrës, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Për shkak se nuk bëhetë fjalë për vend të madh gjeografik, me mbi 100 vëzhgues mund të fitoni analizë të rëndësishme statistikore për realizimin e zgjedhjeve. Jemi të kënaqur që atë mundemi ta bëjmë mirë”, theksoi De Zulueta në pyetje të gazetarëve.

Lidhur me problemet të cilët janë regjistruar me përdorimin e terminaleve për gjurmë të gishtërinjve gjatë votimit, ajo thotë se bëhet fjalë për teknologji të re dhe se po ndiqet zbatimi i tij.

“Po e vëzhgojmë hapjen e 54 vendvotimeve dhe vazhdojmë me monitorimin. Kjo është teknologji e re dhe si edhe votuesit, shohim se si po zbatohet. Është herët të jepen çfarëdo konkluzione, por i notojmë të gjithë problemet në qoftë se ka, si dhe përgjigjen e votuesve. Do të shohim se si do të shkojë dita. Për vlerësim do të duhet të prisni deri nesër, sepse siç e dini, nuk duam të komentojmë gjatë votimit”, tha shefja e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, De Zulueta.

ne rreptësisht u përmbahemi udhëzimeve nga autpritetet për mbrojtje nga Kovid-19. Në vend jemi më shumë se një muaj dhe tani për tani nuk ka kurrfarë infeksione. Duam të jemi të sigurtë, shtoi ajo, se kjo nuk do të ndikojë dhe nuk ndikon në metodologjinë tonë.

Misioni i ODIHR-së është i përbërë nga 20 vëzhgues afatgjatë të cilët mbërritën në vend pas 7 shtatorit kur janë hapur zyrat e Misionit vëzhgues dhe prej atëherë janë të sistemuar nëpër vend. Vëzhguest afatshkurtër janë këtu nga e mërkura dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të procesit të numërimit të votave. Misioni do të qëndrojë edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve, nëse për këtë ka nevojë”, thotë De Zulueta.

Vitin e kaluar në vend, ODIHR kishte mision të posaçëm për vlerësim të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button