RMV, në disa vendvotime në Tetovë nuk ka dezinfektues dhe probleme me aparatet për identifikim të gjurmëve të gishtërinjve

Deri në orën 9 në vendvotimin 1968/1 në Tetovë votimi është zhvilluar në rregulldhe 3,6 për qind e votuesve kanë votuar. Në fillim kemi pasur ngecje të procesit zgjedhor për shkak të aparatit për identifikim për gjurmë të gishtërinjve, informoi Shpresa Shaqiri, kryetare e komisionit në këtë vendvotim, njofton Portalb.

“Ka disa raste ku aparati nuk i njeh shenjat e gishtërinjve dhe jemi të detyruar që me letërnjoftim dhe em nënshkrimin e votuesve të bëjmë mënyrën e zgjedhjes. Deri tani gjithçka është në rregull dhe nuk ka pasur incidente. Votimi po shkon mirë. Të gjithë votuesit vijnë me maska, mirëpo dezinfektues nuk përdorim, ne të gjithë të tjerët jemi të vaksinuar”, deklaroi Shaqiri.

Numri i përgjithshëm në këtë vendvotim është 574 votues.

\

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button