Sot votuan mbi 10 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot organizoi zgjedhje për pesë grupe të qytetarëve, duke mundësuar 10 653 qytetarë të realizojë këtë të drejtë, transmeton Portalb.mk.

“Pa probleme ka kaluar votimi për Zgjedhjet Lokale 2021 për të sëmurët, të pafuqishmit dhe personat me Kovid-19 dhe ato në vetëizolim, aplikimi i të cilëve është pranuar nga Komisionet Zgjedhore Komunale, të burgosurit, personat në paraburgim. Sot gjithsej votuan 10 653 votues”, njoftuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ekzistojnë pesë grupe të votuesve që votojnë një ditë para ditës së zgjedhjeve: personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe personat që janë në arrest shtëpie; personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim; personat e shpërngulur brenda vendit; personat në karantinë shtëpiak ose në vetëziolim; personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare.

“Votimi për të sëmurët dhe të pamundurit do të bëhet më 16 tetor. Gjithsej 7891 persona për të sëmurët dhe të paaftë paraqitën kërkesë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për të votuar, nga të cilët 3.545 persona janë pranuar deri më tani, dhe 283 persona janë refuzuar”, vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e 30-të, duke sqaruar vazhdon përpunimi i kërkesave.

Në seancën e XXIX-të, KSHZ-ja realizoi zgjedhje të rastit për kryetar dhe anëtar të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button