Për shitblerjen e votës për 3 000 denarë, policia paralajmëroi padi për 35 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike Dellçevë për 35 vjeçarin si të dyshuar për shitblerjen e votës për zgjedhjet e 17 tetorit, transmeton Portalb.mk.

“Në SP Dellçevë në bisedë informative është thirrur 35 vjeçari N.S. nga Dellçeva për shkak ekzistimit të dyshimeve për dhënien e ryshfetit për zgjedhjet lokale, gjegjësisht padi penal në bazë të nenit 162 nga Kodi Penal”, deklaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë informative ishte edhe 35 vjeçari K.S. i cili kishte pranuar 3 mijë denarë nga i dyshuari në formën e “ryshfetit për zgjedhje dhe votim”, e dënueshme në bazë të nenit 162, paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me paragrafin 3 nga Kodi Penal.

Ndryshe, ky është i dyshuari i gjashtë për shitblerjen e votës në këto zgjedhje, pasi paraprakisht ishin katër në Draçevë dhe një në Sveti Nikollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button