RMV, u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2021, gjithçka që ndodhi

Maqedonia e Veriut sot mbajti zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia e shtetit dhe të tretat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, shkruan Portalb.mk. Edhe pse pritej që vendvotimet të mbyllen në orën 19:00, votimi ka vazhduar edhe për gjysmë ore, dhe kutitë u mbyllën në ora 19:30.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së sotme minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

18.10.2021

20:00 – RMV, rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale (Infografik)

17:10 – RMV, dalja e votuesve në zgjedhjet lokale është 10% më e ulët se në vitin 2017 (Infografik)

16:40 – Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në RMV: Nuk është bërë pilot – projekt për votimin biometrik, vërejtje edhe për retorikën negative dhe mangësitë juridike

15:43 – RMV, prokuroria po zhvillon procedura për të shtënat, ryshfetin dhe grisjen e fletëvotimeve

15:52 – Visar Ganiu me mbi 3.000 vota epërsi ndaj Bekim Sali, rreth të dytë në Çair

15:40 – PDSH në rrethin e dytë garon vetëm në Studeniçan, përballë do ta ketë BDI-në

15:17 – Në rrethin e parë Strugën e fitoi BDI, Kërçovën VMRO-DPMNE, por do të ketë rreth të dytë

14:38 – Ish anëtarët e KSHZ-së: Metoda e fingerprint-it nuk ishte e testuar mirë prandaj u krijua kaos në zgjedhjet

14:30 – BDI e fitoi LSDM-në në rrethin e parë në Haraçinë

13:50 – Bogovina, Tearca dhe Zhelina në Balotazh: Udhëheqin kandidatët e BDI-së

13:27 – Tetova në balotazh, Arifi në epërsi ndaj Kasamit me mbi 600 vota

13:24 – Më Mirë për Tetovën: Rezultat fantastik për ne, kemi dy këshilltarë presim të tretin (Video)

11:51 – Zgjedhjet për Shkupin, Arsovska në epërsi ndaj Shilegovit në rrethin e parë

11:12 – Në Gostivar, Dibër dhe Vrapçisht do të ketë rreth të dytë

10:57 – RMV, në 67 komuna votat janë numëruar plotësisht, kurse në Shkup dhe komunat e Shkupit vazhdon ende numërimi

01:25 – KSHZ-ja do t’i deklarojë në mëngjes rezultatet zyrtare të zgjedhjeve

01:19 – Zaev: Kemi fituar, por në gjithsej 36 komuna dhe Qytetin e Shkupit vazhdojmë ne rrethin e dytë

17.10.2021

23:50 – Lëvizja Besa feston në Tetovë (VIDEO)

23:21 – Lideri i VMRO DPMNE-së, Mickoski: Sot triumfuan të gjithë me ne (VIDEO)

23:21 – LSDM: Në mbi 28 komuna jemi fitues ose kemi kryesim të sigurt (VIDEO)

22:21 – Ali Ahmeti: Kemi korrur fitore të madhe (VIDEO)

22:06 – Sela: Aleanca për Shqiptarët dhe AAA fitoi në Dibër dhe Gostivar, në 5 komuna tjera në balotazh

21:52 – Sadi Bexheti: Në Tetovë në rrethin e dytë shkon BDI dhe BESA

21:20 – Partia “Levica” thotë se prej nesër asgjë më nuk do të jetë e njëjtë

20:59 – Spasovski: Dita e zgjedhjeve kaloi me numër të parëndësishëm parregullsish

20:45 – SHGM-ja dënon sjelljen e Dashtevskit ndaj gazetarëve

20:41 – Nikollovski: Thamë se do të ketë probleme me “fingerpritin”, por e kërkoi VMRO-DPMNE, partia jonë fituese

20:24 – Arianit Hoxha: Lëvizja Besa fiton në disa vendbanime (VIDEO)

20:18 – Osmani: Tani për tani mund të konfirmoj se kemi fituar 3 komuna, kemi epërsi në të gjitha komunat tjera

20:05 – RMV, zgjedhjet lokale: Prokuroria ka identifikuar parregullsi në të gjithë vendin

20:02 – VMRO-DPMNE: Kemi informata për tren bullgar dhe mbushje të kutive

19:55 – Deklarata e presidentit Stevo Pendarovski pas votimit në zgjedhjet lokale

19:54 – Deklarata e Zoran Zaevit pas votimit në zgjedhjet lokale

19:53 – Zgjedhjet në RMV, deri në orën 18:30 kanë votuar afër gjysma e popullatës

19:50 – Deklarata e Hristijan Mickoskit pas votimit në zgjedhjet lokale

19:45 – Deklarata e Ali Ahmetit pas votimit në zgjedhjet lokale

19:40 – Deklarata e Bilall Kasamit pas votimit në zgjedhjet lokale

19:35 – Deklarata e Ziadin Selës pas votimit në zgjedhjet lokale

19:30 – Deklarata e Menduh Thaçit pas votimit në zgjedhjet lokale

19:22 – Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në 19:30

19:00 – RMV, KSHZ publikoi të dhënat ku ka pasur dalje më të madhe dhe më të vogël të votuesve deri në orën 17

18:45 – RMV, Ministria e Brendshme informoi se ka pasur ndërprerje të procesit të votimit për periudhë të caktuar në dy vendvotime

18:17- Dashtevski: Nxjerrja nga përdorimi i “fingerprintit” pa lejen e KSHZ-së është i paligjshëm (VIDEO)

18:03 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)

17:30 – RMV, heshtja zgjedhore do të zgjasë deri sa të mbyllet edhe vendvotimi i fundit, paralajmëroi KSHZ

16:48 – Prokuroria e RMV ka formuar lëndë për parregullësi eventuale zgjedhore dhe janë dhënë udhëzime për veprime të mëtejshme

16:15 – RMV, MPB: Ka pasur paraqitje për rrahje, agjitim dhe mito

15:59 – Turmat nëpër vendvotime vazhdojnë, deri në orën 15 kanë votuar mbi 30% e popullatës

15:32 – RMV, komisionet zgjedhore në Tetovë kanë paraqitur defekte pa kontrolluar se nëse janë të kyçur pajisjet për shenja të gishtërinjve

15:21 – OJQ Civil: Dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik

14:08 – Dashtevski: Në 6 vendvotime do të votohet në mënyrë tradicionale, udhëzim për mënjanim të turmave

14:04 – KSHZ me rekomandime: Skanerët për gjurmë të gishtave të pastrohen, ndërsa qytetarët të shtypin më fortë

13:42 – RMV, MPB: Agjitim në vendvotim, qytetari voton edhe pse koronavirus, vendosje të plakatit, disa nga parregullsitë e gjistruara

13:15 – Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)

12:56 – OSBE: Po e mbikëqyrim votimin dhe zbatimin e teknologjisë së re, vlerësim për zgjedhjet nesër

12:50 – RMV, ambasada amerikane ka marrë paraqitje: 83 persona të dënuar disa herë janë armatosur për të penguar procesin zgjedhor

11:55 – RMV, probleme me aparatet për gjurmë të gishtërinjve, KSHZ pohon se janë të pakta dhe se po zgjidhen rrjedhimisht

11:15 – RMV, do të jetë e hapur gjithë ditën zyra e Komitetit të Helsinkit në Maqedoninë e Veriut

10:05 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 10, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017

10:03 – RMV, për zgjedhjet lokale janë akredituar 1045 vëzhgues dhe përkthyes vendor dhe të huaj

9:49 – RMV, në disa vendvotime në Tetovë nuk ka dezinfektues dhe probleme me aparatet për identifikim të gjurmëve të gishtërinjve

9:26 – RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme

9:15 – RMV, linjë e hapur tek Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtës së votës

8:00 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2017 (Infografik)

7:30 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)

7:00 – Filloi votimi. Të drejtë vote kanë 1.824.864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani.

Në zgjedhjet lokale 2021,ka 299 kandidatë për kryetarë komunash, që është rritje prej 42 kandidatësh në krahasim me ato në vitin 2017, kur kishte më pak kandidatë për kryetarë komunash ose 257.

Sipas përfaqësimit gjinor të numrit të përgjithshëm të kandidatëve për kryetarë komunash në Zgjedhjet lokale 2021, 91,64 përqind janë burra dhe 8,36 përqind janë gra. Nëntë ose 3 për qind janë të rinj midis moshës 21 dhe 29 vjeç, ndërsa 12 për qind janë midis moshës 30 dhe 35 vjeç, 31 për qind janë midis moshave 36 dhe 45 vjeç, 30 për qind janë midis moshave 46 dhe 55 vjeç dhe 21 për qind janë të moshës 56 deri 65 vjeç dhe shtatë ose 2.3 për qind janë më të vjetër se 66 vjeç.

Në këto zgjedhje lokale janë 572 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal me gjithsej 10.532 kandidatë, prej të cilëve 55 për qind janë burra, ndërsa 45 për qind gra.

Zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor të vitit 1996, në të cilat janë përzgjedhur këshilltarë dhe kryetarë të 123 komunave, si dhe Qyteti i Shkupit.

16.10.2021 – Heshtje zgjedhore, votuan mbi 10 mijë persona

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje organizoi zgjedhje për pesë grupe të qytetarëve, duke mundësuar 10 653 qytetarë të realizojë këtë të drejtë.  Në këtë grup ishin personat që janë në karantinë për shkak Kovid-19, personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe personat që janë në arrest shtëpie; personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim; personat e shpërngulur brenda vendit; personat në karantinë shtëpiak ose në vetëziolim; personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucionet për përkujdesje jashtë-familjare.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.

Informata shtesë:
Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut
Si zgjidhet kryetar komune në raundin e parë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button