RMV, studentët mund të aplikojnë për bursa në vlerë prej 4 200 denarë deri më 26 nëntor në Albiz

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 26 nëntor të këtij viti për të fituar mbështetje financiare mujore prej 4 200 denarëve nga Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz gjatë nëntë muajve, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, njoftojnë nga Albiz, duke sqaruar që aplikimi do të bëhet onlajn KËTU.

Studentët duhet të jenë të rregullt në vitin e II, III, IV, V dhe VI, të mos kenë përsëritur vitin, të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive dhe të jenë shtetas të RMV-së. Përparësi do të kenë studentët me mesatare mbi 8.0; ato që janë në drejtime deficitare dhe ata që kanë fituar çmime shtetërore ose ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button