Nuk është e vërtetë se BE do hap kufijtë pa teste dhe pa vaksina

Rrjetet sociale keqpërdoren për të tërhequr vëmendjen e lexueseve me dezinformata rreth pandemisë globale COVID19. Shembull konkret është përmbajtja që recensojmë. Edhe pse në komente ka një numër njerëzish të revoltuar të cilët shpërndarësin e informacionit të rrejshëm e akuzojnë dhe kritikojnë, shqetësues mbetet fakti se numri i atyre të cilët e pëlqejnë dhe shpërndajnë informacionin në fjalë është shumë më i lartë.

Përmbajtja që recensojmë është publikuar fillimisht në një portal të quajtur “Online”. Ajo që bie në sy është se të gjithë titujt në këtë portal janë sensacional dhe kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes së lexuesit dhe grumbullimin e sa më shumë klikimeve. Më pas përmbajtja është shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga në faqe me emrin “Gazeta shqip”, ku postimi ka grumbulluar mbi 400 pëlqime dhe dhjetëra shpërndarje nga profile tjera në “Facebook”.

Përmbajtja ka titull sensacional dhe shfrytëzon emocionet e lexuesit për ta klikuar. “Vjen lajmi i madh: Erdhi data e kufijve pa test, pa karantinë, pa asgjë!”, thotë titulli i përmbajtjes. Duke pasur parasysh kufizimet në lëvizje si pasojë e pandemisë Globale COVID19, tashmë gati 2 vite, opinioni publik është i gatshëm të mirëpresë çfardo lloj informacioni pozitiv se në një moment të caktuar mundemi të lëvizim lirshëm. Në këtë mënyrë lexuesit i imponohet ta klikojë “lajmin” e megjithatë në brendësi të përmbajtjes autori nuk jep asnjë informacion konkret.

Përmbajtja përbëhet nga dy paragrafë. Paragrafi i parë ngjanë si një reklamë e ndonjë produkti, dhe në fjalinë e fundit i fton lexuesit që të klikojnë në link.

“Tanimë pa pikë dy shimi, po pra pa asnjë pikë dy shimii për datën e kufijve pa test, e pa karantinë e pa asgjë, sepse BE-ja na jep këtë gëzim që ta gëzojmë të gjithë njerëzimi, posaqërisht diaspora do ta gëzon këtë lajmërim dhe ata që do të punojnë në Evropë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU”, thuhet në paragrafin e parë.

Në paragrafin e dytë pretendohet se BE ka mbajtur një mbledhje dhe ka vendosur datën që do ti heq të gjithë kufizimet në lëvizje, megjithatë në asnjë moment nuk theksohet se kur është mbajtur mbledhja në fjalë dhe kur është data që në BE do lëvizet lirshëm.

BE nuk planifikon heqjen e kufizimeve momentalisht

Është i pa vërtetë çdo pretendim se BE po planifikon hapjen e kufijve pa teste, karantinë apo vaksinë. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ulur rrezikun nga përhapja e mutacioneve të reja të virusit vende të BE-se kanë masa të ndryshme kufizuese për hyrje në territorin e tyre. BE ka njoftuar se punon mbi një qasje të përbashkët ndaj COVID19 nga të gjitha vendet anëtare, megjithatë vendosja e rregullave specifike nga ndonjë vend anëtarë mbetet vendim i atij vendi. Në faqen zyrtare të BE-së mundet ti gjeni të gjitha detajet e nevojshme nëse planifikoni të udhëtoni.

Sa i përket qytetarëve nga vendet jo-anëtare të BE-së, ato mundet të udhëtojnë drejt BE-së vetëm nëse janë vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave.

“Shtetet Anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një qasje të përbashkët për të udhëtuar nga vendet jo-BE në Bashkimin Evropian, e përcaktuar në një rekomandim të Këshillit. Sipas kësaj qasjeje, Shtetet Anëtare duhet të rihapen në mënyrë progresive për udhëtimet e sigurta ndërkombëtare. Të gjithë ata që janë plotësisht të vaksinuar me vaksina të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave munden të udhëtojnë drejt BE-së për çfardo qëllimi”, theksohet në faqen zyrtare të BE-së “Udhëtimi gjatë periudhës së pandemisë COVID19”.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button