Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hartuar Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve në kompetencë të komisioneve komunale të zgjedhjeve, që u miratua edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e XXIX-të, transmeton Portalb.mk.

Në rast se qytetarit i mohohet e drejta e votës, në bazë të nenit 2, Këshilli Zgjedhor me kërkesë të votuesit do të plotësojë Formular për pamundësi për realizimin e të drejtës së votës, ku do të shënohen edhe arsyet. Këshilli duhet të plotësojë dy kopje, njëra prej të cilave i jepet votuesit.

Neni 3 sqaron që kundërshtimet parashtrohen në formë me shkrim në formular të përcaktuar nga KSHZ-ja. Votuesi ka të drejtën në afat prej 12 orëve të kundërshtoj shkeljen, duke reaguar personalisht në KKZ ose në formë elektronike, duke i skanuar formularët.

Personi kompetent në KKZ e shkruan saktësisht datën, orën dhe minutat e pranimit të kundërshtimit, të dhëna që i jepen edhe votuesit.

“Komunikimi me parashtruesit e kundërshtimeve bëhet përmes postës elektronike ose personalisht nëse parashtruesi është i pranishëm në hapësirat e KKZ-së”, shkruan në nenin 8.

KKZ-ja duhet të vendos në afat prej dy orëve nga momenti që ka pranuar reagimin nga votuesi, ashtu që në fund duhet të jep arsyetimin për aktvendimin për kundërshtimin.

“Aktvendimi i nënshkruar i dorëzohet parashtruesit të kundërshtimit personalisht nëse është i pranishëm ose në formë elektronike për pranim të shkresës që e ka cekur në kundërshtimin”, shkruan në nenin 16.

Nëse KKZ-ja e miraton kundërshtimin e votuesit, duhet t’i sigurojë të drejtën e votës. Qytetarit që nuk i miratohet kundërshtimi, mund të paraqet padi brenda 24 orëve në Gjykatën Administrative përmes KKZ-së, e cila në afat prej 48 orëve duhet të veprojë.

“Vendimet e Gjykatës Administrative janë të plotfuqishme dhe kundër tyre nuk mund të parashtrohet ankesë ose lloj tjetër i mbrojtjes juridike, përveç në raste të caktuara me Kodin Zgjedhor”, shkruan neni 19 i këtij Udhëzimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button