Zbulim i jashtëzakonshëm: Radiovalë misterioze, vijnë nga zemra e Rrugës së Qumështit (Video)

Radiovalë misterioze që vijnë nga zemra e Rrugës së Qumështit i kanë habitur astronomët. Për momentin, ata nuk e kanë idenë se çfarë i shkakton ata, ka publikuar Universiteti i Sidneit, raporton Meta, pëdrcjell Portalb.mk.

Sinjalet e pazakonta që vijnë nga thellësia e Rrugës së Qumështit i zbuloi Ziteng Vang, autori kryesor i studimit të ri, ” Emisioni i jashtëm Inverse-Kompton i Dritave të Ulëta Gama: Aplikimi i GRB 190829 A” dhe doktorant në Fakultetin e Fizikës në Universitetit në  Sidnej.

Ai dhe një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë shkencëtarë nga Agjencia Kombëtare Australiane e Shkencës CSIRO, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Afrika e Jugut, Spanja dhe Franca e analizuan objektin duke përdorur radio-teleskopin CSIRO në Australinë Perëndimore.

Astronomët tani po kërkojnë më shumë dëshmi se çfarë lloj objekti mund të emitojë atë valë. Vëzhgimet e mëvonshme u bënë me teleskopin MeerKAT të Observatorit Radio-astronomik të Afrikës Jugore. Ata zbuluan sinjale të pazakonta që vinin nga drejtimi i qendrës së Rrugës së Qumështit. Radiovalët nuk mund të përfshihen në modelin e kuptuar aktualisht të një radioburimi të ndryshueshëm dhe mund të sugjerojnë një klasë të re të objekteve yjore.

“Karakteristika më e çuditshme e këtij sinjali të ri është se ai ka një polarizim shumë të lartë. Kjo do të thotë që drita e tij oscilon vetëm në një drejtim, por ai drejtim rrotullohet me kalimin e kohës”, tha Ziten Vang.

“Shkëlqimi i objektit gjithashtu ndryshon në mënyrë dramatike, me faktor 100, ndërsa sinjali padyshim aktivizohet dhe fiket rastësisht. Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë.”

Shumë lloje të yjeve lëshojnë dritë të ndryshueshme përmes spektrit elektromagnetik. Me përparimet e mëdha në radio astronomi, studimi i objekteve të ndryshueshme ose kalimtare në radiovalët është një fushë e gjerë studimi që na ndihmon të zbulojmë sekretet e Universit. Pulsarët, supernovat, yjet e humbur dhe radiorafalet e shpejta janë të gjitha lloje të objekteve astronomike, drita e të cilave ndryshon.

“Në fillim menduam se mund të jetë një pulsar – një lloj rrotullimi shumë i dendur i një ylli të vdekur – ose ndonjë lloj tjetër ylli që lëshon rrezatim të madh diellor. “Por sinjalet nga ky burim i ri nuk përputhen me atë që presim nga këto lloje të objekteve qiellore”, ka shtuar Vang.

E pazakonta e radiosinjalit të quajtur ASKAP J173608.2-321635 pas koordinatave të tij, ishte se “filloi në mënyrë të padukshme, pastaj u bë dritë dhe u zbeh para se të rishfaqet”, që është “sjellje e pazakontë”, tha Tara Marfi, supervizore dhe profesoreshë në Institutin e Sidneit për Astronomi dhe në Fakultetin e Fizikës.

Gjatë një periudhe prej nëntë muajsh në vitin 2020, astronomët zbuluan gjashtë radiosinjale nga ky burim, duke u përpjekur të gjejnë objektin në dritë vizuale, por nuk ia kishin dalë, thuhet në komunikatë.

Shkencëtarët iu drejtuan teleskopit radio Parks dhe përsëri nuk arritën të gjenin burimin. Sidoqoftë, kur e kanë përdorur radio teleskopin më të ndjeshëm MeerKAT në Afrikën e Jugut, Marfi tha se shkencëtarët ishin në gjendje ta vëzhgonin atë për 15 minuta çdo disa javë, sepse sinjali kishte qenë i alternuar.

Marfi vuri në dukje se sjellja e burimit ishte “dramatikisht e ndryshme” gjatë vëzhgimit me radio teleskopin MeerKAT dhe ishte zhdukur brenda një dite, ndërsa kur e kishin vëzhguar me teleskopin australian “kishte zgjatur me javë”.

Zbulimi i objektit u botua sot në revistën “Astrofizika”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button