Si zgjidhet kryetar komune në raundin e parë?

Që mos të ketë raund të dytë, nevojitet që të paktën një e treta e votuesve të regjistruar në komunën e caktuar të dalin të votojnë dhe që njëri prej kandidatëve të fitojë shumicën e votave, raporton 360 shkallë.

Gjithsej 298 kandidatë do të garojnë të dielën për kryetarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Disa prej tyre do të zgjidhen më 17 tetor, por pjesa tjetër do të vazhdojnë betejën në raundin e dytë të caktuar dy javë më vonë.

Çfarë duhet që një kryetar komune të zgjidhet në raundin e parë?

Sipas Kodit Zgjedhor, konsiderohet se në raundin e parë të votimit dikush është zgjedhur kryetar nëse ai/ajo merr shumicën e votave të zgjedhësve që kanë dalë të votojnë, por me kusht pjesëmarrja të jetë paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e zgjedhësve në komunën përkatëse.

Ligji e parashikon që “Nëse në raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, gjegjësisht kryetarit të qytetit të Shkupit, nuk del një e treta e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të regjistruar në ekstraktin e Listës së zgjedhësve për komunën përkatëse, gjegjësisht qytetin e Shkup, e gjithë procedura zgjedhore për komunën përkatëse përsëritet“.

Nëse një e treta e votuesve votojnë në zgjedhje, por asnjë nga kandidatët nuk e ka shumicën e votave, atëherë raundi i dytë mbahet brenda 14 ditëve, në këtë rast është caktuar për 31 tetor.

Në raundin e dytë shkojnë vetëm dy kandidatët, të cilët kanë pas më shumë vota në raundin e parë dhe fiton ai që ka marrë më shumë vota.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këshilltarëve, megjithatë, ajo mbyllet në raundin e parë. Sa këshilltarë nga secila prej listave të paraqitura do të hyjnë në këshillat e reja të komunave dhe Qytetit të Shkupit, llogaritet sipas formulës së Dontit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button