Gjithçka që duhet të dini për lojën Clash Royale, pse është kaq interesante dhe pse duhet ta luani?

Miliona njerëz luajnë lojëra në komjuterë dhe telefonë celular, ky numër dita ditës shtohet dhe bile ka nga ata që bëhen të varur nga këto lojëra. Edhe në ekipin e CTRLZ kemi disa të tillë, prej tyre sot kërkuam të zgjedhin një lojë të cilën e luajnë më shumë – kësaj radhe zgjodhëm për ju lojën Clash Royale.

Me siguri ke edhe shumë prej lexuesve tanë të cilët e luajnë këtë lojë sepse Clash Royale është një lojë dinamike, e tensionuar dhe e përpunuar në përpikëri. Pa dyshim që ja vlen të luhet dhe t’i përkushtoni pak kohë kësaj loje, shkruan Portalb.mk. Por pak kohë –  jo shumë 🙂

Parimi i lojës nuk është i ndërlikuar edhe pse ngërthen në vete të paktën tre lloje të lojërave: mbrojtje kullash (Tower Defence), loja me letra apo karta dhe loja strategjike. Plus është për më tepër lojëtarë (multiplayer) dhe në kohë reale. Në Clash Royale jeni dy lojtarë kokë më kokë, duke luftuar njëri tjetrin. Kjo e bën lojën të paparashikueshme që vjen nga fakti së në anën tjetër luani me njeri që ndonjëherë do e keni vështirë ta mposhtni. Konceptin e ka të ngjashëm si loja gur/letër/gërshërë e cila njejtë është një strategjie në kohë reale që e luani me miq.

Dyluftimi

Clash Royale, ju do të duhet të mbroni kullat tuaja, dhe në të njejtën kohë të sulmoni kullat e kundërshtarit tuaj. Rregullat janë të thjeshta: keni tre kulla për të mbrojtur dhe tre për të sulmuar, armiku juaj gjithashtu. Për të luftuar së pari duhet të përzgjedhni “dekun” tuaj prej 8 kartave të cilat do t’i përdorni gjatë dyluftimit. Përzgjedhja varet prej jush, dhe ky është fillimi i përgaditjes së strategjisë sepse nga përzgjedhja e kartave të cilat do t’i përdorni varet edhe suksesi i juaj, pasi secila kartë paraqet një njësi luftarake me aftësitë e veta specifike.

Ndonjë njësi është më e përshtatshme për mbrojtje e tjetra për sulm, ndonjë është më efikase për mbrojtje nga ajëri, tjetra nga toka, etj. Veçori tjetër e rëndësishme e secilit njësit në kartë është sasia e eliksirit i cila i nevojitet për tu rikrijuar njesiti gjatë luftës – pasi gjatë luftës ata shkatërrohen dhe duhet ndërtuar njësite tjera, ndërsa nga sasia varet edhe koha e krijimit. Por, nga ana tjetër, sa më shumë eliksir aq edhe më e fuqishme është karta respektivisht njësiti luftarak. Kur nis dyluftimi, në mënyrë të rastësishme paraqiten 4 karta nga deku juaj i përzgjedhur, si i përdorni kartat ashtu ata ripërtrihen dhe ndryshojnë por vetëm nga ato 8 karta të cilat i zgjodhët në fillim. Kur kartat në fund të ekranit janë gri, ju nuk mund t’i përdorni ato dhe duhet të prisni një kohë para se të klikoni mbi to dhe t’i përdorni e kjo varet nga sasia e eliksirit që nevojitet për ta krijuar.

Arkat e shpërblyese

 

Loja ka edhe elemente tjera jashtë dyluftimit, që e bëjnë edhe më interesante. Një element i tillë janë arkat shpërblyese, të cilat fitohen pas një kohe dhe disa dyluftimesh, në arka gjenden karta të ndryshme ose para të cilat ndihmojnë t’i forconi kartat e dyluftimit ose të “bleni” të reja. Gjithsejt ju mund të ruani vetëm 4 arka të cilat mund t’i hapni pas një kohe të caktuar.

Elementi tjetër i lojës jo më pak intersant: është pjesmarrja në klane të ndryshme mbarë botën. Kjo do t’ju lejojë ta luani Clash Royale në shoqëri me lojtarë të tjerë ndërkohë që mund të shkëmbeni edhe karta. Kuptohet që edhe ju mund të krijoni klanin tuaj.

Lojë jashtëzakonisht interesante dhe dinamike ku strategjia është pjesa thelbësore. Provojeni, nuk do të pendoheni!

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button