Cilat janë veprimet që këshilli zgjedhor i ndërmerr një ditë para ditës së zgjedhjeve në RMV?

Komisioni Shtetëror Zgjedhor një ditë para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit merret me një seri të aktiviteteve, duke përfshirë edhe votimin e një pjese të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

KZ-ja realizon këta aktivitete një ditë para zgjedhjeve: përgatitja e KZ-së për mbledhje; mbledhja e KZ-së, ndarja e roleve (detyrave) për ditën e zgjedhjeve, pranimi dhe sigurimi i materialit zgjedhor; rregullimi i vendvotimit; realizimi i votimit për votuesit që janë të sëmurë ose të pafuqishëm ose janë në arrest shtëpie; realizimi i votimit për votuesit që vuajnë dënimin me burg në ndonjë prej institucioneve ndëshkuese-korrigjuese.

Në pranimdorëzimin e materialit janë të pranishëm detyrimisht kryetari dhe anëtarët e KZ-së. Menjëherë pas pranimit, anëtarët e KZ-së duhet ta kontrollojnë hollësisht materialin zgjedhor dhe numrin e fletëvotimeve të marra, ndërsa materiali zgjedhor ruhet i mbyllur në ambientin ku do të realizohet votimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button