U arrestuan edhe katër persona për shitblerje të votës në Maqedoninë e Veriut, te ata u gjetën mbi 2 mijë euro

Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar edhe katër persona si të dyshuar për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen nesër, transmeton Portalb.mk.

“U vërejtën persona që jepnin para në këmbim të votës për zgjedhjet aktuale lokale, gjegjësisht kryenin veprën penale në bazë të nenit 162 nga Kodi Penal”, raportoi nga Policia.

Policia sqaroi që është arrestuar 26 vjeçari E.B., 27 vjeçari S.M., 50 vjeçari N.B. dhe 35 vjeçari J.M., tek të cilët ishin gjetur 121 000 denarë dhe 250 euro.

“Është njoftuar prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrit gjyqësor janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre, ndërsa ata po mbahen në stacionin policor për ndjekjen e procedurave të ardhshme”, sqaroi Policia.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dje 50 vjeçarin gjithashtu si të dyshuar për shitblerjen e votave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 162, paragrafi 1 dhe 2 për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. Prokuroria ka filluar hetimin për zbardhjen e rastit ku qytetari dyshohet për shitblerjen e votës në vlerë prej 3 mijë denarë sipas dyshimeve të para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button