Katër ekipet shqiptare sot mund të jenë në katër vendet e para në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Fitorja e Shkëndijës dhe Struga Trim&Lum në javën e dhjetë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, do të pozicionon katër ekipet shqiptare në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija do të përballet si mysafir kundër ekipit Akademija Pandev, ndërsa Struga Trim&Lum do të luajë kundër ekipit të Borecit në Strugë.

Në këtë javë,  Shkupi do të luajë kundër Tikveshit si mysafir, ndërsa Renova do të jetë kundër Pelisterit në Tetovë. Ndeshja tjetër që do të luhet sot është ajo ndërmjet Bregallnicës dhe Makedonija Gj.P.

Dje u zhvillua vetëm një ndeshje në kuadër të javës së dhjetë, Rabotniçki humbi si vendas kundër ekipit Skopje me rezultat 0-1.

Në tabelën e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, Shkupi gjendet në vendin e parë me 20 pikë, e ndjekur nga Renova (18), Akademija Pandev (15), Rabotniçki (15), Shkëndija (14), Struga Trim&Lum  (13), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button