fbpx

Investimi më i madh gjerman në Maqedoni – elektrana me turbinë ere

Kompania gjermane WPD,  do të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milion euro. Ky invetim gjerman konsiderohet më i madhi në Maqedoninë e Veriut dhe investimi i parë më i madh në segmentin e energjisë së gjelbër të vendit që nga pavarësia e tij në vitin 1991. Pasi të përfundojë e gjitha, do të ketë kapacitet për të gjeneruar më shumë se 1.3GWh energji të ripërtëritshme në vit, duke reduktuar rreth 310.000 ton emetime të karbonit, njofton Portalb.mk.

Parku i erës “Virovi” ka për qëllim të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që të zhvendoset drejt burimeve të energjisë së ripërtëritshme për përmbushjen e kërkesave të saj për energji elektrike.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e ka shpallur “Virovin” si një “projekt strategjik” për të ndihmuar përpjekjet e vendit për tranzicionin energjetik.

Bëhet fjalë për kapacitet të cilin e posedojnë dy blloqe në kapacitet e instaluara nga REK “Manastir” në vitet më të mira.

“Në zonë në drejtim nga Kumanova drejt Kriva Pallankës do të vendosën 69 turbina të reja të erës që është katër herë më shumë nga 16 e deri më tanishmet që i shohin në kufirin e Greqisë, dhe më e rëndësishmja turbinat e erës të cilat do të krijojnë mbi 400 megavat rrymë nga era në vend.  Në skenarin e gjelbër, teknologjitë me rritjen më të shpejtë janë elektranat fotovoltaike dhe të erës dhe strategjia jonë parashikon rreth 1.500 megavat  elektrana fotovoltaike dhe rreth 700 megavat elekentra të erës. Nuk ka dyshim, investimi më i madh në historinë e investimeve në vend është dëshmi se skenari i gjelbër është i mundur”, thanë nga Qeveria.

“Virovi” është planifikuar të zhvillohet në tre faza në tre lokacione të ndryshme në të gjithë vendin.

Punimet e ndërtimit janë planifikuar të fillojnë në vitin 2024 dhe pritet të përfundojnë brenda gjashtë viteve.

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Anke Holstein theksoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë së  Veriut  dhe Gjermanisë po rritet me këtë projekt që do të mbështesë tranzicionin energjetik të vendit dhe do të sigurojë energji të qasshme dhe të pastër.

Anke Holstein

“Qasja e tillë lejon tranzicion të gjelbër të sektorit energjetik me të dhënat të cilat janë të pranueshme për konsumatorët e vendit. Investimet si ky i WPD-së, në mënyrë të konsiderueshme e rrisin  pjesëmarrjen e burimeve të ripërtërishme në energjetik, përmisiojn konkurencën e furnizuesit publik EMV në rajon dhe ulin ndotjen që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe gjithë të tjerët,” tha Holstein.

Kompania WPD punon në 28 vende të botës me mbi 5000 megavat të instaluar në burime të ripërtërishme të energjisë.

Elektrana e erës do të prodhojë mjaft energji të pastër për furnizim me energji pothuajse 290.000 amvisërive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se gjithsej 3.1 miliardë euro  në vend do të investohen në energji deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button