Prokuroria dha detaje në lidhje me arrestimin e 50 vjeçarit për shitblerje të votës

Prokuroria ka filluar hetimin për zbardhjen e rastit ku një qytetar dyshohet për shitblerjen e votës në vlerë prej 3 mijë denarë sipas dyshimeve të para, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Sveti Nikollë ka filluar procedurën ndaj një personi për të cilin ka dyshime për kryerjen e veprës penale – Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit në bazë të nenit 162, paragrafi 3 në, në lidhje me paragrafin 1 nga neni 45 nga Kodi Penal. Procedura  po zhvillohet edhe ndaj katër personave që kanë pranuar ryshfetin”, sqarojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria sqaroi që i dyshuari gjendet në stacionin policor, ndërsa dyshohet se ka dhënë nga 3 mijë denarë për të votuar një kandidat të pavarur.

Ndryshe, sot në orët e pasdites Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot 50 vjeçarin si të dyshuar për shitblerjen e votave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Në muajin shtator, Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka themeluar Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç kishte vepruar edhe në zgjedhjet e fundit, duke e vendosur në krye të saj Xhelal Bajramin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button