RMV, u arrestua personi i parë për zgjedhjet e 17 tetorit në lidhje me shitblerjen e votave

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot 50 vjeçarin si të dyshuar për shitblerjen e votave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 162, paragrafi 1 dhe 2 për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, transmeton Portalb.mk.

“Në fshatin Milino, komuna Lozovë, punonjësit policor të RPB Sveti Nikollë e kanë arrestuar 50 vjeçarin B.A. nga fshatin Milino, pas marrjes së informatave të mëhershme për ryshfet në lidhje me zgjedhjet e tanishme lokale”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që ai dyshohet se ka dhënë para, ndërsa qytetarët kanë nënshkruar një dokument se i kanë marrë paratë e ofruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button