Kapiteni Kirk pas kthimit nga gjithësia: Shkatërrimi i planetit është vetëvrasje për të gjithë ne

Uiliam Shatner “i kapluar nga pikëllimi” foli për përvojën e tij nga fluturimi në gjithësi. Vetëm një ditë pasi u kthye nga udhëtimi me raketën Blue Origin, Shatner u shfaq në CNN për të folur për përvojën e paharrueshme të udhëtimit në hapësirë. Aktori 90-vjeçar kanadez që ne e njohim si Kapiteni Xhejms T. Kirk në serialin legjendar televiziv “Star Trek” zbuloi se udhëtimi kishte qenë tepër “i hidhur”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Do të doja të kisha një lajm më të mirë dhe më shumë argëtues, me më shumë shaka për t’ju thënë, por më qahej nga ajo që pash,” tha Shatner.

“Po kthehem i mbushur me pikëllim dhe ndjeshmëri për këtë gjë të mrekullueshme që ne e quajmë Tokë”, tha ai.

Plot me emocione, Shatner foli për mënyrën sesi udhëtimi ndikoi në pikëpamjen e tij mbi njerëzimin. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të praktikave më të pastra të biznesit për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Ne jemi në një pikë të kthesës, nuk kemi kohë të presim 30 vjet dhe të argumentojmë për disa  miliarda dollarë. Futja e kokës në rërë edhe për një moment tjetër në lidhje me ngrohjen globale dhe shkatërrimin e planetit është vetëvrasje për të gjithë ne”, tha Shatner.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk bëjmë diçka në lidhje me ndotjen industriale, jo vetëm që do të privojmë planetin nga burimet e tij natyrore, por do ta privojmë atë edhe nga e ardhmja.

“Ajo që është tragjike është se fëmijët tanë, veçanërisht fëmijët e fëmijëve tanë, nuk kanë asnjë shans të jenë pjesë e kësaj gjëje të mrekullueshme që ne e quajmë Tokë … dhe kjo është thjesht e trishtueshme”, tha Shatner për Sky News.

“E kemi të gjithë teknologjinë, raketat, për të dërguar gjëra atje … Ju mund të ndërtoni bazë 250, 280 milje mbi Tokë dhe ta dërgoni atë fuqi këtu, dhe ata do ta kapin atë, e pastaj ata do ta përdorin atë, dhe ajo është atje. “vazhdoi ai.

Ai shtoi se fluturimin e kishte përjetuar si përkujtues për shumë vendime të rëndësishme.

“Secili në jetën e tyre duhet të kujtohet, ju jeni të rëndësishëm, jeni të bukur, bëni diçka të rëndësishme sot dhe mua këtë ma bëri ai udhëtim. Më kujtoi vdekjen me të cilën përballem për shkak të moshës, por edhe se si t’u mbroj në vitet që vijnë ju, fëmijët e mi dhe fëmijët e fëmijëve të mi”, tha Shatner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button