RMV, qarkullimi në industri ka shënuar rritje për 7 % sivjet gjatë gushtit, ka sektor afër 40 %

Në gusht të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje për 7.5 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ashtu që në tregun vendor rritje për 14.1 përqind, ndërsa në atë të jashtëm për 4.9 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit gusht 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 39.8 % dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 16.5 %, ndërsa rënie vërehet te Prodhimet kapitale për 4.7 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.6%”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në krahasim me një muaj më herët është regjistruar ulje në qarkullim për 3.3 përqind, kurse në periudhën janar-gusht është shënuar rritje për 21.1 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button