Nuk e kuptoj rezistencën e prindërve për të marrë strisho prej fëmijëve të tyre, u shprehet i habitur Danillovski

Nga skriningu në shkolla që e bën Ministria e Shëndetësisë mund të ketë dobi vetëm nëse ka një pasqyrë të situatës me kalimin e kohës, pra testet duhet të bëhen një herë në javë, mendon epidemiologu prof. d-r Dragan Danillovski pasi autoritetet filluan të mbledhin pëlqime nga prindërit e fëmijëve që duhet të testohen për kovid-19, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sipas profesorit, nuk mjafton të testosh vetëm një fëmijë për klasë dhe ajo që po bëhet tani do të tregonte vetëm situatën aktuale. Danillovski gjithashtu beson se besueshmëria e testeve të antigjenit, të cilat synohen janë paraparë të realizohen te nxënësit, nuk është në një nivel të lartë.

“Saktësia e tyre është 50-60 përqind. Por,  te testet masive, edhe kjo ka domethënie, sepse do të identifikohen 50-60 përqind e rasteve asimptomatike, që është një ulje e rreziqeve për kaq shumë përqind”, tha Danillovski, duke shtuar se “dhe kjo është më mirë se asgjë. ”

Siç thekson profesori, skriningu nëpërmjet një mostre përfaqësuese siguron pasqyrë vetëm në situatën aktuale me përhapjen e infeksioneve asimptomatike. Sipas tij, është një lloj seksioni aktual i situatës. Sidoqoftë, theksoi ai, skriningu i njëfisht nuk është masë anti-epidemike.

“Skriningu mund të jetë i dobishëm vetëm nëse kemi pasqyrë për situatën me kalimin e kohës. “Pra, testet duhet të bëhen të paktën një herë në javë, ndërsa optimale do të ishte dy herë,” tha Danillovski.

Në pyetjen nëse është e mjaftueshme për të testuar vetëm një fëmijë në një klasë, ai përgjigjet në mënyrë pozitive, me kusht që të bëhet rregullisht gjatë një periudhe kohore. Dhe nëse një test pozitiv gjendet tek një nxënës, duhet të izolohet e gjithë klasa”, tha epidemiologu.

Sipas tij, do të ishte ideale që të testohen rregullisht të gjithë 240.000 nxënësit. Ai tregon shembullin e Gjermanisë, ku nxënësve testet ua bëjnë prindërit, në shtëpi para se të nisen për në shkollë. Nëse fëmija është pozitiv, ata e mbajnë atë në shtëpi dhe informojnë mësuesin përgjegjës. Shembull krejtësisht identik kemi në një nga shkollat ​​private në Shkup. “Kështu, situata mbahet nën kontroll”, shtoi Danillovski.

Profesori thotë se nuk e kupton rezistencën dhe mosbesimin e disa prindërve, për një procedurë që është në favor të sigurisë më të madhe të fëmijëve të tyre.

“Vallë bëjnë problem nëse mjeku familjar përshkruan se duhet t[ merret shtupë nga hunda dhe fyti kur fëmija ka angjinë?”, pyet ai, duke shtuar se këto nuk janë shtupa që përdoren për testet PCR që janë të pakëndshme për t’u marrë.

“Fundja, a nuk donin të gjithë mësim me prani fizike?” Në kushte të pandemisë, mësimi me prani fizike kërkon aplikimin e masave të caktuara të sigurisë – të tilla si shtupa, maska, ajrosje e klasave”, thekson epidemiologu.

Sipas tij, një opsion tjetër do të ishte testimi vetëm i atyre nxënësve që do të shfaqin simptoma, sepse në atë rast do të ishte e mundur të dallohej se çfarë është e kovid dhe çfarë është ftohje.

Nga Ministria e Shëndetësisë për Metës thonë se testi zgjat më pak se një minutë dhe se është pa dhimbje dhe i sigurt.

“Është si marrja e shtupës nga fyti ose hunda. Është testim parandalues, i bazuar në metodologji, me qëllim të grumbullimit të të dhënave përkatëse mbi transmetimin e kovid-19 nëpër shkolla, si dhe për përcaktimin e rasteve asimptomatike te nxënësit të shkollave fillore dhe të mesme. Pas analizave të përgatitura dhe rezultateve të fituara, do të diskutohet për hapat e rinj të mundshëm”, thonë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button