Kosova regjistroi edhe 20 raste të reja me COVID-19

Të premten (15 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.467 mostra të testuara, raporton REL. Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive janë 786 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 158 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit. Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button