UEJL, studentët nëpërmjet eksperiencës së tyre evropiane apeluan që programi Erasmus+ të shfrytëzohet sa më shumë

Sot në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në kuadër të Erasmus+ Ditëve u mbajt ngjarja “Hear my Erasmus Story”, ku studentët ndanë me njëri tjetrin eksperiencat e tyre në universitetet evropiane. Koordinatori i Erasmus+ programit në UEJL, Bujar Sinani tha se kjo ngjarje u zhvillua si rezultat i interesimit në rritje të studentëve, ndërsa studenti Ard Hasanaj duke rrëfyer historinë e tij apeloi që studentët të shfrytëzojnë sa më shumë këtë program, shkruan Portalb.mk.

Erasmus+ days është iniciativë e ndërmarrë nga programi Erasmus+ në mbarë Evropën dhe universitetet të cilat kanë dëshirë, janë të lirë të organizojnë ngjarje promovuese në njërën nga datat 14,15 dhe 16 tetor.

Ngjarja që u zhvillua në kuadër të Erasmus+ Days në UEJL, u titullua “Hear my Erasmus story”, dhe e njëjta tani më është në hartën e ngjarjeve Erasmus në kontinentin e Evropës, dhe e regjistruar në ueb-faqen e Komisionit Evropian.

Bujar Sinani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Bujar Sinani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Bujar Sinani, koordinatori i programit Erasmus+ në UEJL tha se kjo ngjarje kishte për qëllim të bashkojë studentët të cilët kanë qenë pjesë e programit Erasmus+ viteve të kaluara, ku të njëjtit të ndajnë me studentët tjerë eksperiencat e tyre, nën një atmosferë relaksuese të shkëmbejnë dhe të shoqërohen me njërit tjetrin.

“Studentët të takohen dhe të japin përvojat e tyre me studentët tjerë të cilët aktualisht aplikojnë për të shkuar në këmbim nëpër universitete të ndryshme në këmbim me të cilët ne bashkëpunojmë, apo edhe ata të cilët dëshirojnë të shkojnë në këto universitete, organizata apo kompani të ndryshme të Bashkimit Evropian.” tha Bujar Sinani.

Ideja e kësaj nisme ishte  që nën atmosferë kafeje dhe miqsh, studentët të cilët kanë qenë në këmbim të ndajnë përvojën e tyre me studentët tjerë pjesëmarrës, kështu duke shërbyer si ambasadorë të programit Erasmus në UEJL.

Ard Hasanaj, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ard Hasanaj, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Studenti Ard Hasanaj, i cili sapo është kthyer nga këmbimi që kishte në Gjermani tha se ky program i ka dhënë një përvojë në shumë të madhe si në aspektin akademik po ashtu edhe në atë social, mirëpo theksoi edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë kohës që ka qenë atje.

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij programi, përfitimet janë shumë të mëdha, si për shembull ë studiosh në një vend me kualitet të lartë të arsimit si është universiteti i Heidelbrgut, pastaj edhe krijimi i shoqërisë së re,  përmirësimi i gjuhës dhe shumë të tjera. Nuk është se ka qenë diçka shumë e vështir ose një sfidë shumë e madhe, problemi më i madh vetëm është se kërkojnë shumë dokumente, asgjë diçka ndryshe. Erasmusi është një eksperiencë që çdo student duhet ta provojë sepse kanë me pasur kujtimet më të bukura të jetës së tyre. Ua rekomandoj të gjithëve,  kështu që nëse keni mundësi shfrytëzojeni.” tha Ard Hasanaj.

Ky prezantim erdhi si rrjedhojë e interesimit të shtuar të studentëve, pas shpalljes dhe ri-shpalljes së konkursit për këmbim të semestrit veror të këtij viti akademik. Kjo ngjarje mblodhi studentët nga Universiteti i Evropës Juglindore të cilët kanë qenë në këmbim gjatë semestrit dimëror dhe veror të vitit akademik 2020/21 si dhe studentët që janë në shkëmbim gjatë semestrit dimëror të vitit akademik 2021 / 22.

Ndryshe, Erasmus+ është program i BE-së i cili e mbështet arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë. Pjesë e këtij programi janë edhe universitetet e RMV-së. Programi Erasmus+ u mundëson studentëve të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë të ndjekin një deri në dy semestra këmbimi apo dymbëdhjetë muaj praktikë në kompani apo institucione Evropiane. Gjatë kësaj periudhe, studentët marrin bursë financiare për t’i mbuluar harxhimet e tyre.

LEXO: RMV, mundësi e madhe për studentët, çdo vit e më shumë të interesuar për Erasmus+ (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button