RMV, Prokuroria do të hetojë vdekjen e dyshimtë të pacientes me kovid që u trajtua në shtëpi

Rasti për vdekjen e dyshimtë të paciente me kovid, e cila merrte infuzion në kushte shtëpiake, që nuk i ishte përshkruar as nga mjeku i saj amë, arriti në Prokurori, përcjellë Portalb.mk.

Nga atje për Meta.mk thanë se pas marrjes së njoftimit nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, është zgjatur procedura me qëllim zbardhjen e rastit.

“Është njoftuar prokuroria kompetente për marrjen e udhëzimeve të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Megjithatë, institucionet akoma heshtin në pyetjen nëse personi që i ka dhënë infuzionet pacientes është mjek dhe ku është i punësuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se e vetmja gjë që dihet deri më tani është se rasti e ka raportuar një mjek nga SPQ “8 Shtatori” i cili e ka pranuar pacienten.

Ai në pyetjet e gazetarëve se kush mund të trajtojë në kushte shtëpiake u përgjigj se të drejtën e ekskluzive e ka vetëm mjeku amë.

“Të drejtën ekskluzive të komunikojë dhe japë rekomandime për kurim në kushte shtëpiake e ka mjeku amë. Pse? Për shkak të mundësisë së komunikimit 24 orësh me pacientin, të bëjë vlerësimin e gjendjes, të tregojë nëse është për kurim shtëpiak ose eventualisht ta udhëzojë në mjek specialist dhe për hospitalizim. Ashtu që, kjo është e vetmja gjë që është e mundur dhe i vetmi vend që sistemi rekomandon dhe lejon”, tha Filipçe.

Gruaja, e cila vdiq vetëm disa orë pasi u shtrua në spital, 14 ditë ishte trajtuar në kushte shtëpiake, ndërsa shtatë ditë ka marrë infuzione që nuk ishin përshkruar nga mjeku i saj amë. Sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, pacientja u pranua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa ata morën një ankesë nga një punonjës shëndetësor.

Punonjësi shëndetësor që e pranoi pacientin në spital i shënoi të gjitha ilaçet që i ishin administruar tani më të ndjerës dhe i tregoi ato në një letër me shkrim drejtuar inspektoratit.

Nga atje ata raportuan në Ministrinë e Brendshme.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar u bëri thirrje qytetarëve që janë pozitivë për Covid-19 të mos pranojnë mjekim në shtëpi nëse nuk pranon mjeku i familjes dhe të kërkojnë një dokument me shkrim për terapinë dhe metodën e trajtimit.

LEXO: Pacientja me Covid-19 vdiq disa orë pasi u shtrua në spital, shtatë ditë kishte marrë infuzion në kushte shtëpie

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button