Nesër do të kthehen ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të javës së X-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Skopjes, pasi javën e kaluar nuk u zhvilluan për shkak kualifikimeve për në Botërorin 2022, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja pritet të fillojë në ora 14:00. Pas zhvillimit të nëntë ndeshjeve, Rabotniçki gjendet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Skopje në vendin e nëntë me nëntë pikë.

Të shtunën, duke filluar nga ora 14:00, pritet të zhvillohen pesë ndeshjet tjera:

Struga Trim&Lum – Borec

Akademija Pandev – Shkëndija

Tikvesh – Shkupi

Renova – Pelister

Bregallnica – Makedonija Gj.P.

Në krye të tabelës gjendet Shkupi me 20 pikë, e ndjekur nga Renova me 18 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e pestë me 14 pikë, e ndjekur nga Struga me 13 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button