fbpx

U arrestua 42 vjeçari nga Shkupi për kontrabandë me migrantët, MPB-ja e vlerësoi si prioritet shëndetin e migrantëve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 42 vjeçarin nga Shkup nën dyshimet për kontrabandë me migrantët që ishin me prejardhje nga Kuba, derisa Policia vlerësoi se mbrojtja dhe shëndeti i migrantëve ngelet prioritet, transmeton Portalb.mk.

I arrestuari Z.L. në veturën e tij “Pezho” kishte pasur tre migrantë, njëri 42 vjeç, tjetri 31 vjeç, ndërsa personi i tretë ishte fëmijë.

Magdalena Nestorovska në takimet e zhvilluara në kuadër të Procesit të Budapestit, vlerësoi se Maqedonia e Veriut është duke punuar në luftën kundër kontrabandës së migrantëve.

“Mbrojtja e jetës dhe të shëndetit të migrantëve, pa dallim se a janë me status legal ose ilegal, është prioritet më i madh në menaxhimin me migrimet. Për këtë qëllim, është zhvilluar mekanizëm gjithëpërfshirës nacional në të cilin janë përfshirë të gjitha institucionet kompetente shtetërore, organizata relevante ndërkombëtare dhe joqeveritare. Ky mekanizëm përfshin identifikim me kohë të këtyre personave, ndarjen e tyre nga kontrabanduesit, tregtarët me njerëz, sigurimin e ndihmës dhe lloje të ndryshme të përkrahjes”, deklaroi Nestorovska.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe për kallëzimin penal ndaj 36 vjeçarit nga Shkupi për shkak mungesës së licencës për kryerjen e shërbimit si taksist, gjatë bartjes së dy shtetasve nga Kuba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button