Merkato me parametra zero, Reali hyn në garë për dy futbollistë të tjerë

Mesfushor, vjen pas një sezoni të madh, ende s’ka mbushur 25 vjeç dhe pas tetë muajsh do të jetë me kosto zero. Është diçka logjike që pas Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, edhe Reali i Madridit të mendojë për Franc Kessie, raporton SS.

Milani dëshiron ta mbajë futbollistin nga Bregu i Fildishtë, por deklaratat e agjentit të tij e largojnë edhe më shumë mundësinë e rinovimit të kontratës, dhe për këtë arsye klubet e mëdha të Evropës po lëvizin për ta bërë të tyrin.

Nëse për parizienët dhe për “blaugranat” flitej për një mundësi për janarin, duke i paguar Milanit një shumë më të ulët se vlera reale e futbollistit, Reali i Madridit, siç raporton “As”, do të lëvizë vetëm në qershor, duke pritur 2022-shin për t’i paraqitur menaxherit të tij Atangana një ofertë për ta federuar Franc Kessie verën e ardhshme.

Ancelotti e shikon Kessie si alternativë për Casemiron në mesin e fushës, por ndërkohë e përditshmja spanjolle nënvizon se konkurrenca me PSG do të jetë shumë e vështirë.

Veç të tjerash, vëmendja ndaj kostove të kartonëve nuk është një argument i ri në futbollin e sotëm, pasi në Paris shkuan Messi, Donnarumma, Ramos e Wijnaldum, por edhe Reali me Alaban e Barca me Deepay, Agueron dhe Garcian, kanë provuar se po ndjekin me shumë vëmendje situatën e lojtarëve që dalin të lirë. “As” shton ndërkohë se përveç Kessie, dy të mëdhatë e Spanjës, po shikojnë me interes dhe Rudiger, të cilit i skadon në vitin 2022 kontrata me Chelsea-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button