Byrnes: Synimi është që ta shohim Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në BE

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes tha se synimi kryesor i SHBA është që ta shohin vendin të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe për këtë proces ata japin mbështetje të plotë. Ambasadorja e tha këtë duke folur në panelin “Evropa Juglindore: Përforcimi i paqes dhe bashkëpunimit në një mjedis të brishtë global”, në samitin e Ballkanit Perëndimor të “Economist”, i cili po mbahet sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Kur flasim për lidhjen tonë me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor është e rëndësishme të theksohet se ajo duhet të jetë e bazuar në solidaritet dhe punë të përbashkët për sfidat me të cilat përballemi tani, t’i bëjmë mundësitë për Ballkanin Perëndimor dhe partneritetet me BE-në dhe SHBA-në”, theksoi Byrnes.

Duke folur për partneritetin në mbrojtje dhe si ajo mund të vazhdohet edhe në pjesë të tjera nga bashkëpunimi i ndërsjellë, Byrnes tha se ekzistojnë punë shumë të rëndësishme që mund të bëhen.

“Së fundmi, ishim dëshmitar të marrëveshjes me ndihmë të SHBA-së mes Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndihmë në zhvillimin e kornizës juridike dhe udhërrëfyesit për digjitalizim. Estonia ka përvojë të madhe në e – qeveri dhe digjitalizim të shërbimeve”, deklaroi Byrnes.

Këto partneritete, theksoi ajo, do t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut jo vetëm në përmbushjen e qëllimeve të saja për anëtarësim në BE por edhe për shërbime më të mira për vet qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button