Më mirë për Tetovën:  Një energji e re mund t’a bëjë Tetovën më të mirë për të gjithë ne

Nisma qytetare “Më Mirë për Tetovën” që garon për këshillin komunal të Komunës së Tetovës në zgjedhjet e së dielës, sot përmes një konference për shtyp adresuan problemin e menaxhimit të mbeturinave në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Një nga njollat më të zeza të qytetit gjithë këto vite pa dyshim që është keqmenaxhimi me grumbullimin e bërllogut. Me rritjen e konsumit edhe sasia e bërllogut është rritur dukshëm, ndërsa Komuna e Tetovës ka qenë e papërgaditur dhe pa vizion për tu përballuar me këtë problem për të ofruar zgjidhje. Kjo gjendje është bërë e padurueshme për të gjithë qytetarët. Në Këshillin e ri një nga pikat kryesore në kuadër të ambientit të pastër do të jetë prioritet zgjidhja e këtij problemi. Me planifikim strategjik dhe dije bëhet. Një energji e re mund t’a bëjë Tetovën më të mirë për të gjithë ne.” tha Elmedina Abdulai nga kjo nismë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa tani është në rrjedhe fushata zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button