Zaev paralajmëron: Edhe pse ekonomia po rimëkëmbet, të mundshme janë rritjet e mëtejshme të çmimeve

Edhe përkrah shenjave të dukshme për optimizëm për të ardhmen e afërt, kohët e fundit Evropën, por edhe botën i ka kapur frika e inflacionit, i cili është rezultat i ndryshimeve strukturore dhe të ngjashme në periudhën post-kovid, por edhe çmimi i lartë dhe jo-stabil i energjisë elektrike, tha Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga londinezja The Economist, përcjellë Portalb.mk.

“Lëvizjet e tilla mund të “importohen” edhe në Maqedoninë e Veriut. Jemi në treg të hapur. Qeveria është e përkushtuar në ndjekjen e një politikë të koordinuar monetare dhe fiskale dhe vazhdon të mbetet prezente për intevenim në rast të çmimeve tgoditëse”, tha Zaev, duke shtuar se, megjithatë, imunizimi masiv dhe rimëkëmbja e ekonomisë globale tashmë kanë ndikim pozitiv në kërkesën për eksportin maqedonas.

Vetëm në tremujorin e tretë, tha Zaev, eksporti arriti në 696 milion euro, që është niveli më i lartë në të njëjtën periudhë në katër vitet e fundit.

“Në mënyrë shtesë, në periudhën nga janari deri në shtator të këtij viti, aktiviteti eksportues në zonat industriale arriti në 2 miliardë e 234 milionë euro, që është për 39 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, rritja është më shumë se 9 për qind, ose 26.6 për qind në krahasim me vitin 2018. Pritshmëritë tona janë që ky trend të vazhdojë deri në fund të vitit, i cili, sipas vlerësimeve, eksportet mund të arrijnë gati 3 miliardë euro në nivel vjetor, i cili do të jetë nivel rekord deri më tani”, tha Zaev.

Ai shtoi se investimet e reja rrisin aktivitetin ekonomik në vend, kriza ka mbaruar dhe ekonomia po rimëkëmbet vazhdimisht, duke stabilizuar dhe premtuar rritje në të ardhmen e afërt.

“Përndryshe, falë rritjes prej 5.6 përqind në gjysmën e parë të vitit, gjegjësisht 13.1 përqind vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, së fundmi Banka Botërore e rriti parashikimin për rritjen e PBB -së në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, nga 3.6 në 4.6 përqind, me pritje se eksporti do të vërejë rritje prej 10.6 përqind, kurse investimet bruto me 8 përqind”, shtoi Zaev.

Kryeministri iu referua edhe fokusit të Qeverisë, e cila, siç theksoi, është e fokusuar në energji, digjitalizim dhe investime në teknologji të përparuara, si dhe zhvillimin e të gjithë sektorëve dhe fushave industriale.

“Investimi në Maqedoninë e Veriut është sipërmarrje fitimprurëse e biznesit. Pëanifikohet mbështetje edhe për të ashtuquajturat “investime të gjelbra”, digjitalizim, dhe veçanërisht për forcimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, si bazë për zhvillimin e kapitalit njerëzor”, shtoi Zaev.

Tema e Samitit është “Promovimi i përfshirjes dhe solidaritetit Evropian”,kurse në fillim, panelit kryeministror me temë “Ballkani Perëndimor në botën post-kovid: Cila është rruga e duhur drejt stabilitetit dhe prosperitetit?”, përveç kryeministrit Zaev,  iu drejtua edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Republikës së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj.

Në Samit, në sesione të veçanta paneli do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për çështjet evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në Samit, është planifikuar të flasin zyrtarë të lartë nga bota, politika evropiane dhe rajonale, institucionet dhe kompanitë financiare ndërkombëtare, sektori qeveritar dhe joqeveritar dhe sfera akademike, siç është zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, kretari aktual i Qendrës transatlantike të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, Jan Lesser, shefi i departamentit adriatik të bankës evropiane të investimeve, Matteo Rivelini, ish zëvendës sekretar i shtetit i ShBA-së, John Negroponte, ish zv. kancelarja dhe ministrja për punë të jashtme, Joshka Fisher, dhe të ftuar të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button