Samiti i Ballkanit Perëndimor: Korrupsioni dhe sundimi i së drejtës mbetet problemi më i madh i vendeve të rajonit

Korrupsioni dhe sundimi i së drejtës mbetet një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është vlerësimi i panelistëve të Samitit të dytë të Ballkanit Perëndimor që mbahet sot në Shkup, me temë “Promovimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit në Evropë”, Në panel diskutimin e parë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ai i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, se nëse rajoni dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet t’i respektojë edhe vlerat evropiane, transmeton Portalb.mk.

Foto: Qeveria

Zaev në fjalimin e tij, tha se Qeveria punon në zhvillimin ekonomik të shtetit, në hapjen e vendeve të reja dhe të paguara më mirë të punës, përmes investimit të karakterit të ri dhe fer të kushteve të tregut për investim, si investitorët vendor ashtu edhe për të huaj.

“Synimet tona për krijimin e ambientit të parashikueshëm afarist, vendosja e mekanizmave për sundim të së drejtës, udhëheqjen e politikave stabile ekonomike dhe krijimin e kushteve ë volitshme për investim, janë veç më të konfirmuara”, tha Zaev.

Kurti vlerësoi se, është i rëndësishëm bashkëpunimi i përbashkët në rajon dhe përforcimi i institucioneve, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Për këtë, tha ai, nevojiten reforma funksionale dhe sundimi i së drejtës.

“Demokracia jostabile është diçka që është karakteristikë e këtij rajoni, gjyqësori i varur, kontrolli ndaj mediave e gjithë kjo është problemi ynë më i madh. Dhe më në fund ne duhet të përballemi me të kaluarën dhe vetëm në atë mënyrë do t’i përkushtohemi ardhmërisë”, tha Kurti.

Ndërkaq, Abazoviq tha se, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë gjeneratorë të numrit më të madhe të negativiteteve në rajon.

“Përderisa nuk luftojmë kundër faktorëve negativ në rajon dhe vendet tona nuk mund të kemi institucione të cilat janë profesionale, të pavarura dhe të cilat mund të sigurojnë kushte më të mirë të jetës për njerëzit. Nevojitet që të tejkalohen problemet në rajon, kufijtë të bëhen të padukshme, si në BE që t’ju mundësojmë njerëzve të jenë më mobil, t’ua lehtësojmë qasjen”, tha Abazoviq.

Në fokus të këtij samiti, ishin edhe kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Serbia dhe Kosova dhe në përgjithësi problemet me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke folur për kontestin me Bullgarinë dhe bllokadën që i ka vendosur shteti fqinj vendit në rrugën e eurointegrimeve, tha se do të rriten për 50 përqind shanset që të vijë deri te zgjidhja për çështjet e hapura mes dy vendeve, pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe në Bullgari.

Sipas tij, BE ka qenë e qartë dhe precize në lidhje me identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, se ajo është e drejtë e vet – identifikimit.

Foto: Qeveria

“Kohën e fundit kam parë shumë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe ato e kuptojnë atë. Madje edhe flisnim mes vete, madje edhe në konferencë për media ata thonë gjuha maqedonase dhe populli maqedonas, por nuk e pranojnë zyrtarisht. Shpresoj se, ajo do të zgjidhet shumë shpejtë. Por, fillimisht çështja e bllokadës mendoj se shanset do të rriten për 50 përqind pas zgjedhjeve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka nevojë as të formohet Qeveri, por të ketë konfirmim se nuk do të ketë shpejtë zgjedhje. I kemi vazhduar diskutimet dhe i kemi çështjet para nesh nga të dyja palët dhe ka zgjidhje, por unë kuptoj se politikanët nuk mundë të premtojnë zgjidhje për shembull deri në fund të vitit, sepse në ndërkohë ka zgjedhje, por vazhdojmë të punojnë. Ajo është mënyra jonë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë samit, foli për problemin me Serbinë rreth tabelave të regjistrimit dhe incidentin në Mitrovicë. Duke folur për atë nëse ndjenë përgjegjësi për jostabilitietin ai tha se, po luftojnë edhe me korrupsionin edhe me krimin, i cili sipas tij, është multietnik.

“Kriminel serb dhe kriminel shqiptarë, ata bashkëpunojnë lehtë dhe ne do të luftojmë me atë pavarësisht të gjithave dhe për shembull dje në mëngjes kishte aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë. Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Jugut dhe Veriore, ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake dhe prokurori që ka urdhëruar këtë aksion policor është serb dhe shumë prej policëve ishin serb. Disa prej policëve që u lënduan janë shqiptarë, ndërsa disa serb dhe mendoj se është gabim t’i vihet simbol etnik apo të politizohet lufta kundër korrupsionit. Ne duhet të bashkëpunojmë si vende të ndryshme prej Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar i cili gjithashtu, ndoshta është më shumë i integruar nga sa jemi ne”, tha Kurti.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se pas pandemisë me Covid, vendet ballkanike kanë shans të re dhe duhet të bashkëpunojmë më mirë dhe të kenë partneritet më të mirë, solidaritet dhe fokusi të zhvendoset nga çështjet negative në pozitive.

“Cilat janë çështjet negative të rajonit. Çështjet negative janë se ende kemi nacionalizëm me disa aspekte të fashizmit. Kemi lloje të ndryshme të ndikimit negativ. Nuk kemi liri të mediave apo liri të mjaftueshme të mediave. Kemi problem me institucionet tona, demokraci të papërfunduar me disa elemente të autokracisë dhe nuk kemi distribuim të drejtësisë. E di se shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor e dinë se për periudhë shumë të shkurtër nuk do të kemi standard më të mirë të jetës. Por, nga ajo që njerëzit e presin në afat të mesëm të kenë distribuim më të mirë të drejtësisë”, porositi Abazoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button