RMV, sot filloi shpërndarja e materialit zgjedhor

Sot herët në mëngjes, në furgonët e Postës së Maqedonisë dhe me sigurim të madh policor, filloi transportimi i materialeve i rreth 4.5 milion fletëvotimeve dhe materialeve të tjera të shtypura nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, ku është shtypur, në komisionet komunale zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Është përdorur 60 tonë letër për printimin e fletëvotimeve dhe materialit tjetër zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale të së dielës. Kjo sasi me madhe letre është harxhuar, pasi për këto zgjedhje ka një numër rekord të listave të kandidatëve, koalicioneve politike dhe të pavarurve.

“Për këto zgjedhje kemi shumë material për t’u shpërndarë në 80 komuna plus qytetin e Shkupit. Ka shumë materiale pasi ka një numër rekord të listave të kandidatëve të pavarur dhe lista të pavarura, koalicione të shumta. Furgonët dhe kamionët e Postës së Maqedonisë i dërgojnë edhe me automjete të Ministrisë së Punnlve të Brendshme pasi bëhet fjalë për material konfidencial, fleta votimi dhe certifikata nga listat e zgjedhësve. Sot do të shperndahet materiali zgjedhor, kurse për nesër do të mbeten për tu dorëzuar pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve”, tha Aleksandar Dashtevski”, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Materiali zgjedhor, si edhe për një seri zgjedhjesh paraprake, është shtypur në shtypshkronjën e Manastirit “Kiro Dandaro”.

“Në një periudhë relativisht të shkurtër prej 20 ditësh, përfunduam një sasi të madhe të punës, gjegjësisht printuam rreth 4.5 milion fletëvotime dhe materiale tjera, procesverbale dhe gjithçka që nevojitet për zhvillimin e zgjedhjeve. Këto fletëvotime, sipas meje, janë një nga më të mbrojturat pasi ka mbi 20 mbrojtje dhe nuk është i mundur asnjë falsifikim, transferimi nga një vendvotim në tjetrin, pasi të gjitha janë të shënuara me qendrën e tyre të votimit. Shtypëm 40 tonë letër për fletëvotime dhe rreth 20 letër për procesverbale dhe materiale të tjera”, tha Dragi Milloshevski, drejtor i Kiro Dandaro.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa tani është në rrjedhe fushata zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button