RMV, vetëm me dy doza të pranuara të vaksinave do të mund të hyhet në ngjarje kulturore në ambiente të mbyllura

Komisioni për sëmundje infektive i ka propozuar Qeverisë që të plotësohet një pjesë e protokolleve për mbrojtje nga përhapja e korona virusit që kanë të bëjnë me mbajtjen e ngjarjeve kulturore në ambiente të mbyllura. Siç informuan nga Qeveria, në seancën e sotme Qeveria ka sjell konkludim që të vendoset kushti për prezencë në ngjarje kulturore në ambiente të mbyllura, vizitorët të jenë të vaksinuar me dy doza me vaksinën kundër korona virusit, transmeton Portalb.mk.

Ky konkludim ka të bëjë me ngjarje si teatro, kinema, filharmoni dhe të tjera, ndërsa njëkohësisht rritet edhe prezenca e publikut deri në 50 përqind nga kapaciteti i sallës, në vend të 30 përqind deri më tani.

“Në lidhje me këtë protokoll, vendoset edhe kushti që vizitorët të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër kovid – 19, ndërsa mbetet obligimi i organizatorit që t’i zbatojë dhe kontrollojë të gjitha masat preventive të rekomanduara për parandalim të përhapjes së virusit dhe të organizojë punonjës të rendit për kontroll të masave”, thanë nga Qeveria.

Në këtë seancë është pranuar rekomandimi i komisionit që të pranohet kërkesa e Agjencisë për Rini dhe Sport që të lejohet organizimi dhe pjesëmarrje në ndeshje në të gjitha sportet në kategoritë pionerë, të rinj dhe kadetë pa certifikatë për vaksinim, me përjashtim se mbetet rekomandimi që të vaksinohen të gjithë për të cilët është miratuar vaksinimi, përfshirë edhe fëmijët dhe të rinjtë prej 12 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button