Ligue 1 mori vendim të rëndësishëm, ja kur pritet të hyjë në fuqi

Numri i lartë i ndeshjeve dhe vështirësitë për të mbyllur kampionatin në kohë real, kanë bërë që drejtuesit e Ligue 1 në Francë të reagojnë dhe të marrin një vendim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen, raporton SS.

Kështu këshilli administrativ i Ligue 1 ka vendosur unanimisht që nga sezoni 2023-2024 e në vijim, kampionati të luhet me vetëm 18 skuadra, nga 20 të tilla që ka aktualisht.

Në këtë mënyrë, nga 38 javë që luhen aktualisht, do të ketë vetëm 34 dhe do të jetë shumë më i lehtë menaxhimi i kalendarit dhe mbyllja e kampionatit në kohë, për t’u dhënë mundësi futbollistëve të rikuperojnë.

Pas Bundesligës, Ligue 1 bëhet e dyta nga 5 ligat kryesore të Europës që çon në 18 numrin e skuadrave, ndërsa kjo rrugë pritet të ndiqet edhe nga Premier League, Serie A dhe La Liga, në mënyrë që të ulet numri i ndeshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button