fbpx

Sveçla: Një shërbim aleat inicioi aksionin e sotëm, ishte në koordinim me ndërkombëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se rasti i sotëm i aksionit në veri të Mitrovicës kundër kontrabandës së mallrave, është iniciuar nga një shërbim aleat, raporton Koha.net.

Në një knferencë për media, Sveçla ka përsëritur se aksioni nuk është i drejtua kundrejt asnjë nacionaliteti të caktuar.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, ky është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra ilegale në territorin e Kosovës. Prokurori i rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejtë në veri të Mitrovicës janë shumica serbë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion represioni shtetëror ndaj askujt. Të gjitha këto dëshmi që i keni parë, janë dëshmi të mjaftueshme që këto veprime janë mëse të nevojshme dhe do të vazhdojmë me veprime të tilla. Është një shërbim aleat që ka iniciuar këtë rast dhe kemi bashkëpunuar me ndërkombëtarët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitet drejtuar komunitetit serb në Kosovë. Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim. Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button