fbpx

Deri në fund të vitit do të krijohet Agjencia për Digjitalizim në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi ministri Shaqiri

Për realizimin e shërbimeve elektronike në organet shtetërore, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka paralajmëruar që deri në fund të vitit do të krijohet Agjencia për Digjitalizim, transmeton Portalb.mk.

“MSHIA dhe unë si ministër këmbëngulim që deri në fund të vitit 2021 të kemi miratuar një ligj që do të krijojë Agjencinë për Digjitalizim”, deklaroi ministri Jeton Shaqiri, i cili po merr pjesë në Samitin digjital në Podgoricë.

Identiteti digjital i qytetarëve paralajmërohet si një mundësi shtesë për të përfituar shërbime nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Identiteti digjital do të mundësojë çdo qytetar të ketë gjitha shërbimet nga institucione publike, kompani private, banka, operatorë të ndryshëm ekonomik t’i kenë pranë duarve të veta në çdo kohë, ashtu siç i kemi telefonat smart pranë duarve në çdo kohë”, deklaroi Shaqiri.

Ai vlerësoi që përdorimi i letrës do t’i përkasë së kaluarës, duke premtuar një shoqëri digjitale, si një mjet kundër korrupsionit.

“Kështu, nuk do të ketë shërbim të cilin e ofron ndonjë institucion që nuk mund të merret në mënyrë elektronike. Kjo vlen për të gjitha shërbimet për qytetarët, por edhe për bizneset”, deklaroi Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button