Foto-Lajm: Pas Sallës Universale në Shkup është hapur kënd për lojëra për fëmijë me tematikë ruse

Një kënd lojërash për fëmijë me tematikë ruse është vendosur pas Sallës Universale në qendër të Shkupit gjatë fushatës parazgjedhore para zgjedhjeve lokale në vend. Këndi i lojërave, në të cilin duhet të luajnë fëmijët nga ndërtesat përreth, është me një hartë të Federatës Ruse dhe është i shkruar emri i shtetit “Rusia” në gjuhë ruse. Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, paralajmëroi ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në Facebok kah fundi i shtatorit, por nuk ka ndarë detaje rreth tematikës, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

This slideshow requires JavaScript.

Gjatë ditëve të kaluara u vendosën edhe rrethore në këndin e lojërave, e cila përbëhet nga emra të qyteteve më të mëdha ruse, së bashku me stemë e çdo qyteti. Mes emrave të qyteteve është vendosur edhe Sevastopol, qyteti vendosur në Gadishullin e Krimesë, të cilin Federata Ruse ka aneksuar nga Ukraina, për çka për momentin po zhvillohet një kontesti i ashpër mes dy vendeve. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-së, në periudhën e kaluar ka mbështetur pa mëdyshje integritetin territorial të Ukrainës.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq më 27 shtator ka shkruar shkurt në Facebook se po përfundojnë punët ndërtimore të këndit të lojërave për fëmijë pas Sallës Universale në rrugën “Vladimir Polezhinoski”.

“Këndi i lojërave merr rekuizita të reja cilësore për fëmijë, gjelbërim të ri si dhe ulëse dhe shporta për mbeturina”, ka shkruar ai.

Ndryshe, vetëm 50 metra nga këndi i lojërave për fëmijë, në vitin 2020 Ambasada e Rusisë në Shkup, në bashkëpunim me Komunën e Qendrës, vendosi pllakë përkujtimore në nder të Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button