Policia e Maqedonisë ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar të transportit të drogës nga Shqipëria në Greqi, në vlerë prej rreth 200 mijë euro

Nëpunësit policor të departamentit për polici kriminalistike – sektori për tregti të palejuar me dorë, armë dhe materie të rrezikshme, Qendra Rajonale Jug dhe Njësiti për Sistemit të Shpejtë, në kuadër të aksionit policor, ka privuar nga liria 6 persona dhe ka konfiskuar 67,5 kg marihuanë me vlerë prej rreth 200 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Foto: MPB

“Më 12.10.2021 në orët e pasdites nga ana e nëpunësve policor në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodica, gjatë tentimit për transferim ilegal të dy çantave me marihuanë në sasi prej 67,5 kg janë privuar nga liria L.M. (44) dhe A.M. (36), të dy shtetas të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit janë siguruar dëshmi për përfshirje të edhe 4 personave të tjerë, prej të cilëve edhe dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpejtë më pas, në afërsi të fshatit Stojakovo është privuar nga liria T.H. (38) nga R. e Shqipërisë, ndërsa pas bastisjes së kryer në shtëpinë e V.D. (41) nga fshati Stojakovo, ku kanë takuar edhe E.B. (29) nga fshati Popçevo nga Strumica, janë privuar nga liria edhe dy persona. Anëtari i gjashtë i grupit kriminel A.K. (37), shtetas shqiptar, i cili ka qenë në arrati, ndërsa sot është privuar nga liria rreth orës 13:30, në rajonin e Kërçovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Foto: MPB

Nga MPB gjatë ditës së sotme do të ngritët padi në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsioni për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button