Nxënësve të Vizbegut u është siguruar transport i organizuar për në shkollë

Nxënësve të vendbanimit Vizbeg më në fund u është zgjidhur çështja e transportit. Me këtë, ata nuk do të kenë më nevojë që të ecin nga 4,5 – 5 km për të shkuar në shkollën ku ndjekin mësim, problem me të cilin janë ballafaquar deri më tani. Pas kërkesës së banorëve për t’u siguruar transport të organizuar nxënësve, Komuna e Çairit dhe ajo e Butelit kanë nënshkuar marrëveshje për këtë, ndërsa për këtë ka informuar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan Portalb.mk.

“Me drejtorin e Ndërmarjes publike për transport (JSP) dhe kryetarin e Komunës Butel firmosëm marrëveshje që të gjithë nxënësit e Vizbegut të kenë transportin e tyre të siguruar për të vizituar shkollat e tyre. Kjo zgjidhje do të vlejë deri në momentin që nxënësve të Lagjes Vizbeg t’ju ndërtohet shkolla”, ka shkruar Ganiu.

Banorët e Vizbegut javën e kaluar kanë protestuar, duke bllokuar trafikun në udhëkryqin në hyrje të këtij vendbanimi, pasi përpos mungesës së shkollës, nxënësve nuk u është siguruar as transport i organizuar dhe detyrohen të ecin nga 4,5 – 5 km, sa është distanca e shkollave ku ndjekin mësimin.

Rreth, 1400 nxënës, sipas banorëve, ndjekin mësimin në tre komunë – në Komunën Shuto Orizarë, Çair dhe Butel.

Ata kërkuan nga Komuna e Butelit që t’ua sigurojë transportin nxënësve deri sa të ndërtohet shkolla fillore.

Kujtojmë se, banorëve të Vizbegut që nga viti 2012 u premtohet ndërtimi i shkollës, pork jo gjë ende nuk është realizuar. Sipas Ministrisë së Arsimit, në rrejdh është procedura e tenderit për ndërtimin e shkollës.

Portalb.mk ndër vite ka raportuar për këtë problematikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button